Bllokimi i sistemit TIMS, SHBA: Dënojmë sulmin kibernetik kundër Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thotë se po mbështesin vendin tonë në përpjekjet për të rikthyer në normalitet sistemin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të rikthyer sistemin”, shkruhet në postim.

Sistemi TIMS ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit që prej të premtes në mbrëmje. Sulmi kibernetik shkaktoi radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, ndërsa regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve dhe mjeteve po bëhet me regjistër me shkrim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?