Bllokohet sërish Rruga e Arbrit, policia thirrje shoferëve: Kujdes!

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mëngjesin e sotëm qarkun e Dibrës. Si pasojë Rruga e Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, është bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj.

Njoftimi i Policisë

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

#policianëshërbimintuaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?