Blushi: Islami që vrau ‘Charlie Hebdo’ është europian
Deputeti dhe publicisti i njohur, Ben Blushi, në një shkrim të publikuar sot ne media thote se Europa nuk do jetë më e njëjtë pas asaj që ndodhi të mërkurën në Francë, kur u sulmua redaksia e revistës “Charlie Hebdo”.
Ai shprehet se shpreson se maskat mesjetare e kanë zgjuar Europën nga gjumi.
“Europa është deri diku përgjegjëse për vrasjen e Charlie Hebdo për shkak të apatisë, lodhjes, përgjumjes dhe humbjes së busullës në një botë, e cila është bërë kaq e pasigurt dhe e rrezikshme”.
Sipas Blushit, Islami që vrau dje është një Islam europian.
“Ai është Islam europian. Aty ka mësuar të flasë, të lexojë, të punojë dhe të reagojë. Ai i ngjan kërpudhës. A do kishte kërpudha nëse pemët nuk do bënin hije?”
“Islami që vrau Charli Hebdo nuk është një mall importi. Ai shtë hibrid sa ç’është klon. Ai jeton në Europë dhe ushqimi i tij i përditshëm është papunësia, mjerimi, pabarazia dhe mungesa e shpresës. Disa europianë me racë dhe identitet të ndryshëm reagojnë duke vrarë gazetarët, ndërsa disa reagojnë si grekët duke vrarë partitë e tyre tradicionale. Siç po ndodh”
Sipas Blushit, dikur Europa kirjonte kundërshtarët, tani krijon armiqtë dhe kjo është barbari.
“Europa duhet të zgjohet për të njohur këto maska,” apelon Blushi.