FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi në “Top Story”: Rilindja më e djathtë se PD

2017 është një vit sfidash edhe për politikën. Në qershor do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe në këto zgjedhje pritet të testohen jo vetëm figura të reja, por edhe lëvizje politike të reja.

E mes këtyre lëvizjeve është edhe LIBRA e Ben Blushit dhe për të folur për të, ishte vetë ish-deputeti i socialist i ftuar në emisionin e parë të Top Storyt për këtë vit. Blushi e nisi fjalën e tij duke folur për ndarjen me Edi Ramën.

“Ika jo me dëshirë, por i detyruar për arsye themelore sepse më hoqën të drejtën e zgjedhjes. Përveç kësaj, partia ku isha për 20 vjet nuk ishte më ajo që unë u futa. Nuk kisha asnjë arsye të bashkëjetoja me banditë që sot po i kap ligji dhe që Rilindja, jo Partia Socialiste po i mbron sot edhe në kurrizin tim. Për gjithçka që unë kam luftuar që PS të vinte në pushtet, ajo u zhbë tre vitet e fundit. Ne shkuam në zgjedhje për më shumë barazi sociale, më pak korrupsion, më pak papunësi, më pak kriminalitet, më shumë drejtësi dhe mundësi për të varfërit, më shumë mbështetje për shtresën e mesme. Të gjitha këto nuk kanë ndodhur, përkundrazi ka ndodhur e kundërta. Politikat janë në favor të të pasurve dhe sot Shqipëria është sot vendi më i polarizuar në Europë. Partia Socialiste është e pushtuar nga një grup njerëzish që nuk kanë asnjë ideal përveç biznesit dhe fitimit”, thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por a ishte vendimi për t’u larguar nga PS dhe për të formuar një lëvizje të re politike, një vendim i vonuar, që duhej marrë më parë, ndoshta që në 2009? Ben Blushi thotë jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë doja të provoja që në Partinë Socialiste, për shkak të Rilindjes, nuk do të kishte zgjedhje dhe unë nuk mund të ikja pa e provuar këtë. Kam luftuar shumë që të vinte ajo ditë. E dija që nuk do të kishte zgjedhje dhe zgjedhje nuk pati. Nëse do të kishte zgjedhje do të ishte komplet një gjë tjetër. Do të pranoja rezultatin me pikëpamjet e mia. Unë besoj se Shqipëria mund të qeveriset shumë më mirë se kaq. Duhet një qeverisje morale, një qeverisje që nuk mbjell kanabis, që nuk u bën luftë të varfërve në bashkëpunim me të pasurit”, deklaroi ai.

Blushi thotë se Edi Rama e ka patur personale betejën me të, ndërsa ai vetë e kishte parimore.

“Edi Rama e ka patur personale me mua, jo unë me të. Rama e ka patur personale sepse nuk mund të investohesh kaq shumë për një njeri që të mos kandidojë kundër teje. Kjo tregon që e ka personale, ndërsa unë nuk e kisha personale, por parimore”, u shpreh ai.

“Rilindja më e djathtë se PD”

Ben Blushi thotë se qeveria aktuale është duke zbatuar politike më të djathta edhe se vetë qeverisja e Partisë Demokratike.

“Nëse më sheh nga Rilindja jam majtas. Rilindja është shumë djathtas, nëse më sheh nga PD, jam prap më majtas, sepse PD është djathtas, por jo më shumë se Rilindja. LIBRA është parti e qendrës dhe provon atë që unë them që ajo nuk është parti e imja dhe nuk është projekti im personal. Libra është një lëvizje e njerëzve të lirë që m’u imponuan edhe mua që Libra të jetë një parti e qendrës. Kjo nuk do të thotë që pikëpamjet e mia bien në kundërshtim me ato që them”, deklaroi ai.

Ai shpjegoi edhe pozicionimin në qendër të LIBRA-s.

“Libra ka vendosur që t’i shkojë më shumë zgjidhjes së problemeve sesa ideologjisë duke besuar që pozicionet e ngurta si të majta, ashtu edhe të djathta nuk kanë prodhuar rezultat pozitiv në Shqipëri, megjithëse nuk janë aplikuar”, u shpreh Blushi.

Cili është misioni politik i Libra-s?

Ben Blushi foli për të.

“Unë përmend LSI, PD dhe Rilindjen për të treguar që ka një kontrast me LIBRA-n, për t’u treguar shqiptarëve që diçka nuk shkon. Kemi vendosur të krijojmë një kontrast dhe jo vetëm në organizim, të krijojmë një kontrast me partitë e vjetra që janë një biznes personal dhe veç kësaj do të donim të kishim për aq sa është e mundur edhe për pikëpamjet tona. LIBRA qëndron për të hequr dorë nga koncesionet, për të ndihmuar të varfërit, për të ndihmuar shtresën e mesme, për ta fuqizuar atë dhe për t’i dhënë mundësi të rinjve të Shqipërisë të punësohen dhe të ketë shpresë për të mos braktisur këtë vend. Ne do të përpiqemi që të krijojmë një kontrast dhe nëse shqiptarët do të duan të marrin këtë rrugë, le ta marrin dhe nëse duan të votojnë në mënyrë konvencionale për Saliun dhe Edi Ramën dhe Ilir Metwn, le ta bëjnë”, deklaroi ai.

Analisti Arjan Vasjari shfaqi pesimizëm për LIBRA-n. Ai tha se kjo lëvizje po ndjek një linjë opozitare identike me Partinë Demokratike. Blushi e mohoi këtë.

“Nuk ka rëndësi nëse e thotë edhe PD, por ndryshe nga PD ne kemi dalë me dëshirë në opozitë, ndërsa PD ka dalë me 1 mln shuplaka. Mua nuk më intereson PD sepse PD është e shkuara. Ne gjykohemi në të ardhmen dhe në të ardhmen ne nuk mund të gjykohemi pa dalë ende me një projekt konkret”, deklaroi Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?