Blushi në Vlorë: Keni deputet e kryeministër një të paaftë
Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk ishin të vetmit që organizuan takime në Vlorë. Edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi takoi mbështetësit e tij në qytetin bregdetar.
Sipas ish-deputetit të Partisë Socialiste, Vlora drejtohet nga një deputet dhe kryeministër i paaftë dhe i papërgjegjshëm. Në një postim në facebook, Blushi shkruan se “qyteti i Flamurit po e vuan këtë barrë dhe se kërkon ta zgjidhë në mënyrën e vet”.
Statusi i Ben Blushit
Takim me Librat në Vlorë.Sa shumë zhgenjim në qytetin e Flamurit.Kanë patur fatin e keq të kenë deputet një njeri totalisht të paaftë dhe KM, një të paaftë totalisht të papërgjegjshëm.Jam i bindur që Vlora e vuan këtë peshë dhe do ta zgjidhë në mënyrën e vet!
Ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Lindita Nikolla patën një takim me mësuesit më të mirë Vlorës.
KOHA JONË SONDAZH

