FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: Po të mbjellësh një arë je i lirë, po të shesësh një ton je i mirë…!

Nga Ben Blushi.

PËR ESTREF HALILIN

Ky është Estref Halili, që u vetëvra në burgun e Rrogozhinës pasi kishte përfunduar aty për një cigare hashash. Nuk është i pari që humb jetën në besë të shtetit që duhet ta mbronte. Para tij i ka ndodhur Ardit Gjoklajt në Sharrë apo Isufit që nuk kishte paguar faturën e energjisë dhe përfundoi si Estrefi. Askush nuk mban përgjegjësi për ta. Askush nuk ikën nga puna,askush nuk kërkon ndjesë, askush nuk i ngushëllon. Në Republikën tonë nuk ka asnjë investitor të fushave me kanabis në burg.Ata mbrohen nga shteti. Ndërsa djem si Estrefi kalben në burg se kanë pirë cigaret që shiten me license shtetërore. Kjo është Republika e Kanabisit. Po të mbjellësh një arë je i lirë, po të shesësh një ton je i mirë, po të blesh një gram je i grirë,po të pish një cigare je i fshirë. Ngushëllime familjes së Estrefit.Shpresoj të jetë i fundit!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?