Blushi: Shqipëria shihet nga Europa si një arë me kanabis. Reforma Zgjedhore ka dështuar

Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi është një nga 7 deptutetët që ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për disa çështje të rëndësishme, duke nisur nga procesi i integrimit. Në studion e rubrikës Opinion në Neës24 përballë gazetarëve Armela Ferko dhe Edvin Parruca, Blushi ka sqaruar edhe arsyet se përse është kërkuar kjo interpelancë si dhe ‘aleancën’ me Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Astrit Patozin, Agron Dukën dhe Nard Ndokën.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente sot me kryeministrin pikërisht për arsye të bllokimit të integrimit, të hapjes së negociatave me BE. Për mua nuk ishte e papritur. Jemi 7 deputetë, procedura ishte e tillë. Për interpelanca, seanca kërkonte të ishin 7 deputetë që të firmosnin. Përgjigje nuk kemi ende, pavarësisht se është detyruese që qeveria të përgjigjet për interpelancë. U shty hapja e negociatave me Shqipërinë. Shqipëria është një vend që nuk mori datë. Çka e shtyn hapjen e negociatave në një datë të panjohur. Kemi parasysh që viti i ardhshëm është një vit i ngarkuar. Në Shqipëri ka zgjedhje”, tha Blushi duke shtuar edhe problemet me të cilat përballet vetë Europa.

Ai thekson se në procesin e integrimit, Shqipëria ka kushte të tjera të cilat duhet t’i plotësojë. “Ka pasur edhe një debat absurd që Shqipëria është kushtëzuar apo i janë vënë kritere si të gjitha vendet. Procesi i integrimit është kushtëzuar sipas meje me reformën në drejtësi, procesin e dekriminalizimit, me reformën në administratën publike dhe në luftën kundër kanabisit. Këto janë çështje të reja. Unë kam bërë edhe një debat në parlament para disa ditësh.  Çështja e kanabisi është kthyer në një fenomen kombëtar. Shqipëria shihet nga Brukseli apo Parisi si një arë me kanabis, vend që eksporton drogë për BE-në. Janë gjithë këto çështje që e kanë shtyrë procesin e integrimit në një kohë kur Evropa ka problemet e veta. Kemi hyrë në një fazë problematike jo vetëm për problemet e Europës”, tha Blushi. Ai tha se nga interpelanca me Kryeministrin pret transparencë. “Për çfarë ka bërë dhe çfarë nuk ka bërë qeveria që procesi i integrimit është bllokuar”- tha Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma zgjedhore…

Swiss Digital Mobile Reklama

Reforma zgjedhore ka dështuar. Do hyjmë në zgjedhjet e 2017-ës pa ndryshuar mënyrën e votimit dhe administrimit të votave tona. Çështjet themelore nuk u prekën. Çështja e numërimit, kauzë që e ngriti PD dhe e tradhtoi rrugës. Është kauza e parë që opozita e braktis rrugës. Në fakt PD se nuk është opozitë. Si në një kampionat futbolli, ekipi që fiton ka të drejtë të caktojë gjyqtarët, kjo është e pamundur por kjo ndodh në Shqipëri. Nuk ndodh as në Maqedoni, ku zgjedhjet me gjithë problemet që pati, ishin më të mira se në Shqipëri. Kemi kërkuar depolitizim të Komisionit të Numërimit të Votave. Çështja e financimit të partive. Çështja tjetër themelore është që gati 1 mln shqiptarëve iu mohua e drejta e votës, emigrantët.

Ndërkohë, Blushi ka folur dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit nga populli, ku ndër të tjera tha se “presidenti sot u mohohet shqiptarëve, sepse është një pazar politik. Ne i qëndrojmë nevojës për referendum për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, pavarësisht se jemi bllokuar nga kjo nismë. Zgjedhja e presidentit nga populli, depolitizomi i reformës zgjedhore janë çështje që ende qëndrojnë. Komisioni zgjedhor në 6 muaj u mblodh vetëm 1 here, të dyja palët politike nuk kanë paraqitur asnjë amendament. Komisioni do skadojë, por çështjet mbeten”.

I pyetur për koalicion të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, Blushi u shpreh se “pavarësisht ngushticave që ofron ky komision zgjedhor, ne mendojmë të rritemi vetë, jo për koalicion. Nuk bëjmë dot koalicion me shoqërinë civile. Ne ftojmë të gjithë të na bashkohen. Kauza e shoqërisë civile ishte e drejtë për mbetjet. Kemi propozuar që dekreti i presidentit të votohet, por partitë po shtyjnë votimin. Shoqërinë civile e kanë dëmtuar partitë politike”.

Ndërkohë në lidhje me nismën për minimumin jetik dhe sa pritet të ndodhë, Blushi u shpreh se “Me këtë qeveri nuk pritet të ndodhë, por ne vazhdojmë ta kërkojmë minimizim jetik, që është një shumë minimale për të përballuar mbijetesën. 40% e popullsisë nuk konsumon më shumë se 5 mijë lekë të vjetra në ditë për faktin se kemi inflacionin më të lartë në botë. Shqipëria mbetet një vend i varfër më një numër të madh të qytetarëve të varfër. Brezat që vijojnë të jen të pashpresë. Minimumi jetik nuk është një zgjedhje, por një mundësi për një jetë më të mirë. Rreth 30 mijë familje jetojnë me 30-40 mijë lekë asistencë ne muaj. Të gjitha këto përbëjnë 20-30 % popullsisë. Qeveria mendon se ai që nuk punon është një dembel. Shoqëria jonë duhet të jetë më solidare. Mendoj se shteti e përballon koston për minimumin jetik”- tha Blushi.

 Web-siti i LIBRA-s

Një tjetër risi sipas Blushit që ofron LIBRA është dhe opsioni që qytetarëve u është dhënë në faqen zyrtare të kësaj partie që të votojnë sa i takon buxhetit të ri. “Kjo që ndodh nuk rrëzon nevojën për të pasur transparencë për mënyrën se si deputetët votojnë në parlament. Ne kemi vendosur të krijojmë kontrast me mënyrën se si sillen partitë e vjetra. Kush vendos në LSI sesi voton grupi parlament? Vendos një njeri. Kush vendos tek Rilindja apo PD? Nuk ka një vendim kolegjial. Arsyeja që kam ikur nga Rilindja, bashkë me Hafizin, ishte kur konstatuam se nuk ka më kolegjialitet. Unë votimit online jam i prirur ta besoj, në të cilin morën pjesë 3 mijë anëtarë të LIBRA-s. Nesër në Qytet Studenti kemi një takim në orën 5 për të vendosur emrin e këtij forumi që do ketë struktura rinore.”, tha Blushi.

Struktura e partisë

Teksa u ndal tek struktura e partisë, Blushi theksoi se risia është tek fakti se ka demokraci direkte. “Demokracia direkte është thelbi i LIBRË-s. Njerëzit me precedent penal po marrin në dorë vendimet për ne. Nuk e përmenda kot rastin e presidentit është një nga çështjet. Votimet strategjike. Populli shqiptar nuk ka të drejtë të zgjedhin. Për sa kohë që partitë politike nuk do hapen, do bashkëjetojnë me korrupsionin, Shqipëria nuk ka për të qenë një vend modern dhe i anëtarësuar në BE. S’mund të ketë reformë në drejtësi nëse partitë politike furnizojnë padrejtësinë. Unë kam votuar të gjithë aktet që kanë ardhur për reformën në drejtësi, Vettingun. Si mund të ketë Vetting, nëse gjyqtarët lirojnë vrasës nga burgu, siç ishte rasti i Durrësit. Në ça presioni janë gjyqtarët? Partitë politike janë palë me krimin. Kjo është ndryshimi që do sjelli LIBRA, pasi bëhet fjalë për një kontrast. Nuk financohet nga konflikti i interesave, por nga anëtarësia e vetë.”, përfundoi kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?