Blushi: Vetëm me paratë e dhëna Dakos shlyhen pagat e punonjësve të ARMO-s

Deputeti dhe kreu i Partisë Libra, Ben Blushi thotë se kompania ARMO duhet t’i kthehet shqiptarëve.

Sipas tij, Rilindja e ka privatizuar padrejtësisht. Duke reaguar për protestën e pagave të punonjësve të kompanisë, Blushi shkruan se vetëm me paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin, mund të shlyhen pagat e punonjësve të kompanisë.

Blushi: Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Cdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet. Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët.

/Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?