Blushi: Vetëm me paratë që iu dhanë Vangjush Dakos, Rilindja shlyen pagat naftëtarëve

Deputeti i LIBRA Ben Blushi ka kritikuar sot qeverinë duke rikthyer edhe një herë në vëmendje çështjen e ARMO e cila sipas tij duhet tu rikthehet shqiptarëve.

Në një postim të tij në Facebook, sipas Blushit tashmë Rilindja e ka privatizuar padrejtësisht.

Madje ai shkon më tej kur thotë se vetëm me paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin, mund të shlyhen pagat e punonjësve të kompanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin, – shkruan Blushi, –  e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Cdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit. Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet.

Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?