Boçi: Ministria e Arsimit po anëtarëson nxënës pa dëshirën e tyre në PS

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi i cili drejton dhe departamentin e Arsimit në këtë parti, në vazhdën e denoncimeve ndaj Ministrisë së Arsimit, këtë herë e ka denoncuar publikisht dhe ka akuzuar se po abuzon me anëtarësimet pa dëshirën e studentëve, pranë strukturave të forumit të PS-së. “Drejtoritë Arsimore dhe drejtorët politikë të komanduar, me urdhër të Ministrisë Arsimit, po marrin të gjitha të dhënat e nxënësve të shkollave të mesme të viteve të fundit, të cilët kapin moshën e votimit për herë të parë. Nr karte identiteti dhe nr telefoni, për ti regjistruar në Forumet Partiake të së majtës”, shkruan në facebook Deputeti Boçi.

Këtë rast deputeti Boçi e ka quajtur si një punë përtej çdo normaliteti ligjor dhe jashtë çdo funksioni e roli pedagogjik, që nxënësit, duhet të pranojnë aderimin e tyre në Forumet Partiake të së majtës, kundrejt “përkëdheljes” së siguruar. Edhe me mësuesit ka ndodhur e njëjta gjë, ka thënë më tej Boçi në postimin në facebook. “E njëjta gjë dhe me mësuesit, të cilëve u ofrohet përkundrejt militimit në PS, “rehatia” e vendit të punës”.

Për deputetin Boçi kjo situatë e krijuar ka si përgjegjës të vetëm, Ministrinë e Arsimit e cila sipas tij ka bërë vetëm propagandë që politika nuk do e vriste arsimin, por që po ndodh e kundërta, sipas Boçi, sepse ajo po ndërhynë dhe po e politizon shkollën. PS-ja e ka akuzuar shpesh herë qeverinë e kaluar se ka përdorur nxënës për ti bërë ata pjesë në mitingjet politike, por sipas deputetit të PD-së Boçi se: “Kjo qeveri së bashku me Ministrinë e Arsimit “i fton” të gjithë nga pozicioni i Ministres, i asaj që “i ka në dorë”, t’i bëhen shoqe partie ose shok partie, pasi do “i ndriçohet” e ardhmja?”, ka shtuar më tej në postim në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?