FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boçi: Thellohet skandali i AMA, licenca e fundit jepet me votim të thjeshtë

Deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i komisionit të Medias, Luçiano Boçio thotë se Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë gati vendimin për të rihapur votimin për dhënien e licencës së fundit numerike të mbetur.

Sipas tij, vendimi merret ndërkohë që procesi ligjërisht konsiderohet i përfunduar. Sipas deputetit të opozitës, ligji përcakton qartë që licencat jepen nga AMA me shumicë të cilësuar, por shton se ky institucion “nuk pyet as për ligj dhe as për rregullore, madje as për kuorum”.

Reagimi i plotë i Boçit:

Swiss Digital Desktop Reklama

THELLOHET SKANDALI I AMA-s

Swiss Digital Mobile Reklama

AMA ka bërë gati vendimin, që do ta marrë nesër, në mbledhjen e radhës, për të rihapur votimin për dhënien e licencës së fundit numerike të mbetur, ndonëse procesi ligjërisht konsiderohet i përfunduar.

Madje kësaj here me votim të thjeshtë. Sipas saj janë konsumuar dy votime me shumicë të cilësuar, sipas Kodit të procedurave administrative dhe në votimin e tretë vendoset me shumicë të thjeshtë.

Këtu “flinte dhe lepuri” i votimit ilegal që u bë para disa ditësh, pra në konsumimin e votimit të dytë. Me datë 29 janar AMA do veprojë sipas këtij skenari me vendimmarrje me shumicë të thjeshtë.

Por Ligji 97/2013 në nenin 19/1b e përcakton qartë që licencat jepen nga AMA me shumicë të cilësuar. Ndërsa rregullorja në nenin 20/3 thekson se kundër vendimit të AMA-s palët i drejtohen gjykatës.

AMA nuk pyet as për ligj e as për rregullore. Madje as për kuorum.
Po i kujtoj AMA-s që ajo prej shumë kohësh nuk merrte vendime për shkak të kuorumit dhe akuzonte PD për vonesat e kalimit të miratimit të tre anëtarëve të AMA në Komisionin e Edukimit.

Me këtë vendim “koburja” e Ramës AMA plotëson “amanetin” e tij për të monopolizuar tregun mediatik dhe për t’ia “vënë në kokë” këtë kobure lirisë së mediave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?