Boci:Tifozët hëngrën dru në Elbasan, që Rama të quhej “çun i mirë” para botës

Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit ka denoncuar dhunën e policisë ndaj tifozëve që ndoqën ndeshjen në Elbasan, me qëllimin e vetëm që kryeministri Edi Rama të rezultonte “çun i mirë”, siç e  cilëson ai,  para botës.

“Aktet e dhunës së policisë ndaj tifozerisë shqiptare në Elbasan, kanë vazhduar dhe pas ndeshjes. Keqtrajtimet që ju bënë miqve tifozë nga Kosova dhe trevat e tjera shumëfishojnë skandalin e sjelljes brutale të strukturave shtetërore, për t'i shërbyer një qellimi meskin: që Kryeministri të na dilte “çun i mirë” faqe botes!!!!!,” – thotë Luçiano Boçi

“Mirë që i lanë pa bileta dhe pa ndeshje, por nga fundi i ditës "i futen dhe një dru të  mirë” me pretekstin e të qënit “të pirë”. Ngjarje të tilla u njoftuan nga Elbasani në shume pika dhe njëkohësisht u përmblodhen në opinionet e kombasve tanë me betimin: nuk vijmë më këtu!!!!”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë ne humbëm!!!”

Swiss Digital Mobile Reklama

“I vetmi që fitoi ishte K/ministri me egon e tij për t’i parë njerëzit të poshtëruar!!!!,” – ishte reagimi i deputetit demokrat të qarkut të Elbasanit, Luciano Boci, në profilin e tij zyrtar, Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?