Bogdani: Rama ka ende pak kohë për të reflektuar
“Do jemi në shesh sepse shqiptarët pa dallim do ti vuajnë këto masa, pa dallim bindjesh politike, të majtë apo të djathtë. Të gjithë do të paguajnë më shumë për naftën e për mallrat e tjerë të konsumit. Rama ka ende kohë për tu tërhequr dhe protesta e 22 nëntorit duhet ti ketë dhënë një shkundje të mirë, pavarësisht se ai nuk merr vesh nga ekonomia e financat”, u shpreh Bogdani per Ora News. Opozita, ndonëse mungon prej muajsh në sallën e parlamentit, ka zgjedhur që buxhetin 2015 dhe paketën fiskale që sipas tyre do ti varfërojë edhe më shumë shqiptarët, ta diskutojë në kuvendin paralel, i cili sipas Bogdanit do të shërbejë edhe për të mësuar qeverinë sesi diskutohet një buxhet.
“Kuvendi është një mënyrë për të diskutuar e për tja bërë të qartë publikut, alternativat që ka. Ne smund të jemi në parlament të detyruar nga dhuna atje. Nuk është një kuvend paralel por një mënyrë për të shpalosur idetë dhe qëndrimet tona për buxhetin e për të mësuar Ramën sesi ta bëjë buxhetin”, theksoi deputeti i Partisë Demokratike. Këtë të dielë, Partia Demokratike do të mbledhë kuvendin e saj, në të cilin Bogdani sqaron se nuk do të ketë asnjë vendimmarrje politike por që do të përmbyllë të plotë ciklin zgjedhor brenda partisë.
“Kjo mbledhje i plotëson strukturat vakante. Synon finalizimin e strukturave, nga rifreskimi i anëtarësisë e deri në zgjedhjen e anëtarëve. Do të jetë një garë reale dhe e fortë kryesisht për sekretariatet, për shefat e departamenteve. Kryesia është më e madhe nga ç’ka qënë më përpara”.