Bojaxhi: Basha karrierën politike e sheh si ambicie, jo për t’i shërbyer shoqërisë
I ftuar në “Jamais Vu” në Ora News me gazetarin Mustafa Nano, Bojaxhi foli edhe për njohjen e tij me kreun demokrat dhe për figurën poltike të Bashës.
Ja çfarë tha Bojaxhi për Lulzim Bashën
“Është një oportuniteti i humbur që brezi i ri nuk ofron thelbësisht dicka më të mirë se brezi i vjetër.
Njohja personale me Bashën ka qenë që në moshën 10 vjeç, kemi qenë bashkë në shkollë. Marrëdhëniet jo politike i kemi normale. Opinioni im për Bashën më është krijuar pas 2005.
Basha ka vendosur me çdo kosto të kapë majat më të larta. Kjo do të thotë se e sheh karrierën e tij politike si ambicie të pastër dhe jo për t’i shërbyer kësaj shoqërie. Kjo ështe arsye që unë nuk bie dakord.
Në thelb njeriu është ajo qe ai bën përditë. Në këtë këndvështrim, Shqipëria nuk ka nevojë për një njeri që të bëjë rolin e ndërmjetesit. Shqipëira ka nevojë për njerëz që të udhëheqë drejt gjërave të mira dhe jo drejt gjerave më të këqija. Këto problem nuk e shoh vetëm me Bashën, por e shoh në tërësi. Edh kur kemi njerëz që duan të bëhen udhëheqës lozin me gjëeat negative.
Po të shikosh karrierën e tij gjatë këtyre 8-9 viteve shikon një njëri që ishte i gatshëm, që investimi më i madh, siç ishte Rruga e Kombit dhe kërkonte fare pak vullnet që kontrata të bëhej transparente dhe mos bëhej një objekt konflikt për vite te tjera, por të bëhej objekt suksesi. Basha e kishe kete oportunitet dhe e humbi, sepse donte t’i bënte qefin Berishës.
Rasti 21 janarit është e pamundur që një ministër i Brendshëm mos të marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi, ose të mos jepte dorëheqje. Një njeri që ka bërë këto gjëra nuk është mesazhi dhe modeli i duhur, pra ka të bëjë me karakterin.
Nuk është shqetësimi çfarë kam marrë unë por shoqëria shqiptare nuk ka marrë menaxheret dhe politikanët e duhur për të shkuar më shpejt drejt BE.”