Bojë e kuqe në murin e Ministrisë, qytetarët: Është gjaku i Jonadës dhe i çdo jete të prerë në mes
Politikë E Hënë, 8 Gusht 2022 20:16
Në mënyrë simbolike, qytetarët kanë lyer me bojë me të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme. Sipas tyre, boja e kuqe përfaqëson gjakun e humbur të Jonada Avdias dhe të gjithë jetëve të prera në mes për fajin e shtetit.
“Ky është gjaku që ka shkaktuar Kumbaro, ky është gjaku që ka shkaktuar Çuçi, ky është gjaku që shkaktoi Nano, ky është gjaku i Jonadës dhe jo vetëm, gjaku i çdo jete të prerë në mes”.