Bojkoti i PD për zgjedhjet? Flenckeinstein: Basha është burrë i zgjuar
A do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 21 qershorit Partia Demokratike? Kjo ka qenë një ndër pyetjet që i është bërë raportuesit të Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Flenckeinstein gjatë konferencës së tij për shtyp. Zyrtari europian ka dhënë këtë përgjigje:
“Basha është burrë i zgjuar dhe nuk më ka folur shumë për këtë çështje. Dhe siç thashë nuk jam arbitër. Nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje është vendim i lirë, i tyre. Kam dëgjuar se legjislacioni apo çështja e ligjit fut në lojë gjykatën Kuishtetuese. Mendoj se ajo është shprehur mbështetur në bindjet e saj, dhe unë personalisht nuk mund të jem më i zgjuar se Kushtetuesja. Më lejoni të shtoj se shpresoj se të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje” tha Flenckeinstein.
Ndërkohë që gjatë konferencës për shtyp ai përsëriti disa herë se nuk ka ardhur në Shqipëri si arbitës e as si mësues. Unë dua të mbështes nevojat e Shqipërisë për realizimin e reformave dhe suksesin e tyre është shprehur Flenckeinstein.
KOHA JONË SONDAZH

