Bonusi i Rijetëzimit/ Rama në Berat: Familjet të mos zihen për dhomat, bashkëpunoni

Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se është çelur fondi për rijetëzmin e ndërtesave kulturore në këtë qytet. Kryeministri po ashtu foli dhe për Kalanë e Beratit ku tha se do të jetë prioritet për t’u kthyer në motorr ekonomik të qytetit. Po ashtu ai kërkoi nga ata që të lënë mënjanë konfliktet e pronësisë dhe të bashkëpunojnë për të mirën e zonës.

“Faktikisht brenda disa javësh unë do të doja para Vitit të Ri, por jam i bindur pas Vitit të Ri, do të kemi të gjithë kantieret e zonës poshtë që do të trapjesën deri te objektet e kultit kur vjen në kala. Investimet e kryera nga kryetari i bashkisë kam parasysh bypassin që është drejt përfundimit që dhe i takon mbrojtjes nga lumi.

Edhe aksi që erdhëm sot, rruga e kalasë që është një realitet tjetër. Parkimi përpara sheshit të Çerçizit dhe të gjitha investimet do të rrisin vlerën e pronës.Kjo pronë nuk është vetëm për pronarët, por dhe për pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe le t’i mbetet thesarit.

Do bëjmë të pamundur që të merret informacioni. Si fillim, kemi një fond jo të vogël për hapin e parë dhe mund të mbështesim një numër të konsiderueshëm familjesh dhe subjektesh që duan të investojnë në këtë drejtim. Do të rrisim fondin vit pas viti që familjet të marrin para nga shteti për të ndërtuar këto biznese.

Na duhet të shtyjmë përpara bashkarisht që të krijojmë realitete të reja. Gjirokastra dhe Berati janë prioritare. Mund të jetë dhe një shtëpi me vlera në Shkodër, Dibër, Mirditë, Sarandë, Elbasan, Durrës, Tiranë, por Berati dhe Gjirokastra janë prioritare”.

SHKARKO APP