Bukinist.al është pjesë e Aladini Trade Partner/”Book Fest”–festa e madhe për lexuesit në TEG. Nxitoni ta vizitoni!
Bukinist.al është pjesë e Aladini Trade Partner, kompani lider në tregtinë online në Shqipëri.
“Book Fest” është nisma më e re në fushën e tregtimit të librit, i organizuar nga Bukinist në qendrën tregtare TEG. Panairi i zhvilluar në datat 8 – 18 tetor 2021, riktheu librin tek lexuesi pas ndërprerjes së panaireve për shkak të pandemisë. “Book Fest” vjen si një plotësim dëshire për të gjithë lexuesit tanë, por njëherësh, edhe si një nevojë e botuesve dhe librarëve për t’iu mbijetuar vështirësive të panumërta që ka shkaktuar pandemia. Organizatorët morën përsipër riskun e këtij momenti dhe kërkuan mbështetjen e shtëpive botuese që të vijmë tek lexuesi pas një mungese të gjatë ndërveprimi.
“Book Fest”, – si vijim i “Pazarit të librit” – është një ndër aktivitetet që sjell të ardhura të larta nga shitja e botimeve të ekspozuara në mjediset e këtij panairi, prandaj organizatorët kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë ndarë filozofinë e promovimit të librit dhe leximit në të gjitha hapësirat ku jetojmë dhe punojmë, përfshirë edhe në mjediset e biznesit, duke krijuar edhe kulturën e uljeve të librave.
Në këtë festë të librit shtëpitë botuese dhe Bukinist sollën oferta të shumta, të cilat shkonin deri në -50% të çmimit të kopertinës. Këtu është vendi për të falënderuar përzemërsisht çdo botues që ishte gati për të ndarë këto dhurata fantastike për lexuesit e çdo grup-moshe. Ofertat u përgatiten enkas sipas autorëve të njohur, për kategori librash dhe për libra të grup-moshave të ndryshme. Padyshim, tetori i librit nuk mund të ketë kuptim pa përfshirjen e librarisë fizike apo virtuale dhe pa komunikimin e drejtpërdrejt të librit me lexuesin.
Gjatë ditëve të panairit ishin të ftuar disa autorë; si Enkel Demi, – fitues i Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2021 me romanin “Flama”, Iva Musaraj, Denis Gafuri dhe autori italian i librit “Heshtja, – rrëfimi i një polici të Antimafias” Gianni Palagonia, i cili sapo ka sjellë në shqip përmes shtëpisë botuese “Dritan” një libër bestseller në vendin fqinj. Ky libër sjell një panoramë të plotë të mafias italiane sot dhe raportet që ka me politikën, pushtetin, riciklimin, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj. Në Book Fest autorët patën mundësi që të komunikojnë me lexuesit, të flasin me ta dhe të japin autografe.
Kjo festë librore u zhvillua në vigjilje të festimeve të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të njohur Dritëro Agolli, ku ishte e ftuar speciale vajza e tij, Elona Agolli. Ajo ndau me lexuesit e pranishëm në Book Fest çaste kujtimesh, ribotimin e veprës dhe krijimin e Fondacionit Dritëro Agolli. Së fundi është ribotuar vëllimi me poezi “Baladë për tim atë dhe për vete” nga ky autor.
Një nga elementet e veçantë të “Book Fest” ka qenë promovimi i të gjithë librave të rinj që janë hedhur në qarkullim nga shtëpitë botuese shqiptare gjatë javëve të fundit. Ka shumë surpriza këto kohë: Botimi i “Tokë e premtuar” i presidentit amerikan Barack Obama, libri “Motra e humbur”, i serisë “7 motrat” të Lucinda Riley, pakoja magjike e “Vendit të rrëfenjave” të Chris Colfer, “Shtëpia holandeze” e postmodernistes së famshme Ann Patchett, biografitë fantastike për Lady Diana dhe grupin muzikor BTS, “Biblioteka e mesntaës” i Matt Haig, “Mbaron me ne” i Colleen Hoover, “Papirus” i Irene Vallejo, etj.
Autorë, përkthyes dhe botues i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës tonë që të ndajnë me ne titujt e rinj, të informojnë lexuesit dhe të promovojmë këto botime të cilat kanë vijuar, duke sfiduar vështirësitë që ka sjellë pandemia.
Gjatë këtyre ditëve të tetorit ne ndamë bashkërisht edhe emocionet e shpalljes së fituesit të Nobelit për Letërsinë për vitin 2021, ku u organizua edhe një stendë me të gjithë nobelistët që janë përkthyer në gjuhën shqipe, ku veprat e tyre ishin në ofertë për lexuesit.
Librat e biznesit dhe motivimit u organizuan në një stendë të veçantë, ku pati një interes të jashtëzakonshëm nga lexuesit. Veprat e autorëve si Napoleon Hill, Dale Carnegie, Anthony Robbins, Robin Sharma, Vasil Naçi, Robert Kiyosaki Sheki Useini, – padyshim janë zgjedhje të lexuesve të pasionuar për ndryshimin dhe zhvillimin personal.
Në stendat e këtij panairi ishin edhe libra në gjuhën angleze, kryesisht botime në fushën e biznesit, motivimit apo libra të rinj. As kësaj radhe nuk munguan mini-konkurset, quiz-et, sfidat e leximit dhe lojëra të tjera në rrjetet sociale të Bukinist dhe TEG.
Pjesa më e madhe e ofertave të “Book Fest” ishin njëherësh edhe online gjatë gjithë periudhës për të gjithë ata lexues që ndodhen jashtë Tirane apo për bashkëatdhetarët tanë jashtë Shqipërisë.
Organizatorët morën të gjitha masat që mjedisi ku u ekspozuan librat të jetë sa më i sigurt për këdo, duke respektuar të gjitha masat anti-covid. Festën e bëjnë lexuesit, ndërsa Bukinist.al tashmë mbetet platforma profesionale më e madhe online e librit shqip me kapacitete për të promovuar dhe marketuar me standarde të larta librin shqip dhe librin në përgjithësi.
Bukinist.al është pjesë e Aladini Trade Partner, kompani lider në tregtinë online në Shqipëri.