Braçe: Berisha, budalla real me sukses imagjinar

Nuk ka qëndruar i heshtur deputeti socialist Erion Braçe pas ironisë që ishkryeministri Berisha bëri në podiumin e Kuvendit me kujdesin e kryeministrit Rama për kombëtaren e Shqipërisë. Braçe teksa e cilëson Berishën një budalla real me suksese imagjinare, pasi nuk ka bërë asgjë për kombëtaren, vlerëson se Rama po ndërton stadiume, ndërsa Berisha si “mbajtës i fjalës së dhënë” asnjë premtim nuk ka mbajtur.

“Budallai i Tiranes ka dhe ironi therese. Po lexoj (as qe e degjoj prej kohesh) se Berisha paska thene sot ne Kuvend. Te pershendesim EdiRamen, njeriun e sukseseve imagjinare. Foli per kombetaren shqiptare dhe ironine e tij e vendosi nen suksesin e saj. Sic duket do e kene diskutuar ne fis “batuten”, sepse te njejten i degjova ne nje ambjent tjeter-konferencen e Kryetareve, Palokes. Hare e madhe!! Qeshni pash zotin!! Une nuk u them dot sot se sa merite ka Edi Rama ne gjithe cfare morem prej kampionatit evropian. Une di qe nese ka nje budalla real me sukses imagjinar, ky eshte tamam ky Sali Berisha!! Ky ka bere per kombetaren shqiptare, ate qe se ka bere kush deri tani: Ky, Sali Berisha ndertoi stadiumin kombetar per kombetaren, arenen Kuq e Zi, ua beri dhurate per 100 vjetorin e pavaresise!! Si nuk e mbani mend? Njerez te poshter, nihiliste te zinj qe nuk i njihni meritat Sali Berishes. Ky vandali Edi Rama, po prish sot tamam arenen Kuq e Zi qe ndertoi Sali Berisha. Sepse Sali Berisha eshte “buri i fjales se mbajtur”, ai e beri arenen. Sepse Sali Berisha nderton, kurse Edi Rama shkaterron. Me kete rast, u ftoj te gjitheve ti njihni meriten e ndertimit te stadiumit te Shkodres, Josepina Topallit, tjeter fjalembajtese e qendrestare!!”, shkruan Braçe në statusin e tij në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?