Braçe, Berishës: Jep një emër mafiozi
Deputeti Erjon Braçe sfidoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, për t’i dhënë një emër mafiozi që lidhet me qeverinë dhe që fshihet pas ligjit të importit të mbetjeve, siç pretendon opozita.
“Bëhu burrë e thuaj një emër. Çohesh dhe flet për mafie dhe nuk përmend një emër të vetëm mafiozi, që ka hyrë në marrëdhënie me qeverinë. Ju sfidoj tani thoni një emër. Boll bëtë propagandë. Jepni emrin e një mafiozi që ka marrëdhënie dhe do ju ndjek unë pas dhe do ju them bravo. Bëhuni burrë një herë. Mafia dhe riciklimi janë dy gjëra të kundërta. Nuk ka mafioz që të riciklojë mbetje”, tha ai.
Duke shtuar se këta nuk kanë qëllim tjetër vetëm pushtetin.
“Referendumin e shohin si mundësi që Basha është i aftë të fitojë”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

