Braçe: Hapësira publike nuk është për biznesin o Lyl!
Nga Erjon Braçe –
Hapësira publike nuk është për biznesin o Lyl!
Hapësira publike është për qytetarin.
Tarifa e dhjetëfishuar shumë e vogël për të ndalur babëzinë që po pronëson këtë qytet.
E pashë dje të protestonin fizikisht për këtë dhe po e lexoj sot:
“Zënia e hapësirës publike, 10-fishohet tarifa për biznesin”!!
Ky qenka nami dhe shkak për të protestuar fuqishëm!!
Lexoni pak me vëmendje:
Zënia e hapësires publike!!
Tani; Zotni PeDeist a çfare je, hapësira publike eshte e imja, e jotja, e kujtdo qe banon ne kete qytet, parimisht as qe duhet te zihet nga cilido, qytetar apo biznesmen.
Qe gjithkush nga keta te grupit babezia qe po e perveteson kete qytet te frenohet, jo vetem me polic, duhet te kete surratit kete tarifen e 10-fishuar dhe pak e ka. Mendoja se do ishte me shume.
Ne fund, ju lutem zgjidheni kete gje:
Nje dite protestoni per mbrojtjen e nje hapesire publike nga nje kend lojrash publik ne nje park urban qe ju e mendoni dhe e doni si pyll, diten tjeter dilni e protestoni per rritjen e tarifes qe frenon apo ndeshkon zenien e hapesires publike!!
Sa pa mend jeni!!
KOHA JONË SONDAZH

