Braçe i kthehet ashpër Berishës: Në 30 vite i ke sjellë vetëm dëme vendit. Qepe njëherë e përgjithmonë!
Deputeti socialist, Erion Braçe i është kundërpërgjigjur Sali berishës duke thënë se atij se sot nuk i takon të flasë, pasi në këto 30 vite i ka sjellë vetëm dëme vendit, sidmos nga privatizimi i ARMO-s dhe i OSSH-së.
“Kisha për të thënë diçka, por kur dëgjoj Berishën me të njëjtin fjalim si 30 vitet e më para… Ty nuk të takon të flasësh, akuzosh edhe dënosh siç bën këtu, po kur ke bërë vetëm keq për 30 vite dhe të mos pendohesh asnjë minutë, duhet ta qepësh. Privatizimi i OSSH-së goditja më e madhe në energji, shoqëruar me ndryshim të planit të zhvillimit, rritja artificiale e çmimit të energjisë, investime në dëm të qytetarëve dhe rritje të çmimit të energjisë, ndërtimi i një rrjeti menaxhimi të borxheve për të pasuruar mbështetësin tënd politik dhe për të favorizuar oligarkët që të financojnë dhe sot prandaj s’ua përmend emrin. Të privatizosh naftën dhe gazin… Duhet ta qepësh se marrëveshjen e hidrokarbureve në Patos Marinë e ke nënshkruar dhe ndryshuar vetë në dëm të qytetarëve, edhe atë të gazit, në dëm të qytetarëve dhe ta dorovisësh në duar banditëve, të ndryshosh sistemin fiskal në dëm të tatim-fitimit që edhe sot nuk paguhet. E ke bërë vetë, privatizimin e dështuar të Albepetrol dhe more lesh, more. Të privatizosh ARMO duke e shkatërruar prodhimin e naftës te një bandit që endet rrugëve me paret që bëri këtu, duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë“, tha Braçe.