Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim

Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”,-shkruan Braçe në statusin e tij.

Po ashtu deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në 40 gradë. Në këto kushte, puna në ambient të hapur kthehet në një vuajtje për punëtorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëviza pak tani nëpër #Tiranë dhe pashë se puna në ambient të hapur, veçanërisht në ndërtim vazhdon. Ora është 13:00, temperatura në telefon tregon 35 gradë, thuhet se ndihet 37 gradë, ndërkohë mund të jetë edhe 40 gradë. Në këto temperatura, puna kthehet në çfilitje dhe vuajtje!

Tani: A ka mundësi që këto kompani, përfshirë në radhë të parë kompanitë e ndërtimit – të ndërpresin punën në orët e pikut të temperaturave të larta për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve?

Dhe nëse kompanitë nuk e bëjnë, a ka mundësi që Ministria e Ndërtimit, Ministria e Ekonomisë dhe mbi të gjitha Ministria e Shëndetësisë ta marrin këtë vendim gjithmonë për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve? BËJENI! Nuk është një gjë e kotë, por një masë për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve në punë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?