Braçe: Këta që duan hapjen e shkollave, dogjën fëmijë në Gërdec
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar ashpër ndaj akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe eksponentëve të tjerë të kësaj partie në lidhje me mbylljen e shkollave për shkak të gjendjes gripale në të gjithë vendin.
Ai shprehet se kërkesën për hapjen e shkollave e bëjnë pikërisht ata që nuk kanë fëmijë në kopshte, çerdhe dhe shkolla publike por i kanë jashtë vendit ose në privat.
Njëherësh Braçe akuzon se një gjë të tillë e kërkojnë pikëerisht ata të cilët nuk bënë dhe as nuk bëjnë asgjë në këtë vend por sa ishin në pushtet abuzuan ndërkohë që dogjën fëmijët në punishten e vdekjes në Gërdec.
Braçe e cilëson vendimin më të drejtë të qeverisë që shtyu shkollat për dy javë për shkak të situatës së rëndë të gripit dhe motit të kerq në të gjithë vendin.
“Kam nje jave qe nuk e kuptoj; Nje grusht njerezish qe ne temperaturen -14 grade te ulerasin: Përse nuk hapni shkollat?
Eshte e gjithe raca e atyre qe ose i kane femijet ne kopshte e shkolla private, ose nuk i mbajne hic ne Shqiperi! Pjesa tjeter jane kokrat e politikes qe nuk kane mend, por kane ligesi pa hesap; per ta kopshtet e shkollat duhet te ishin hapur qe tamam keta te tregonin se ne i kemi lene pa ngrohje!
Kjo eshte rraca qe nuk ben asnje pune ne kete vend; nuk beri asnje pune edhe kur per 8 vite palloi pushtetin dhe, i mori femijet nga shkollat e i perveloi ne Gerdec! Natyrisht, ngrohje ne kopshte e shkolla nuk instaloi kurre! Duke nisur nga Tirana, jo me larg, ne fshatra fjala bie.
A u besohen më fëmijët këtyre? Tani, nese ka patur nje vendim te drejte ne kushtet e ketij te ftohti dhe epidemise se gripit, ka qene ky i mbylljes se shkollave. Pune e madhe qe ca mama e baba nuk dolen ne klube keto dite e bene sakrificen e paimagjinueshme te ndenjies me femijet e tyre;
Pune e madhe qe ca politiqen si puna e kokrres qe drejton opoziten nuk gjeten shkollat hapur te na tregonin se si na i lane shkollat pa ngrohje”, deklaron Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

