Braçe: Lufta? Duhet të flasim patjetër e seriozisht për tradhëtarët

Kështu e ka nisur komentin e tij të fundit në rrjetet sociale, deputeti socialist, Erjon Braçe, duke iu rerefuar debatit të fundit të bërë në kuadrin e festave të nëntorit, mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Kanë 48 orë që nuk flasin më për diktaturen dhe "rehabilitimin e Enver Hoxhës"! Madje dhe një përpjekje të formalizuar dje për të nxjerrë në dritë sekretet e diktaturës, u sulmua ashpër për t’u mbytur menjëherë.
Përse? E kishin thjesht me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare gjithë nëntorin! Zhurmuan aq fort me diktaturen që të mos flitej kurrë për tradhëtarët!”, citon ai gjithashtu në komentin e tij.

Duke shtuar se “kompleksuan një shoqëri të tërë, politikën po e po dhe ia arritën qëllimit kur më shumë u fol për diktaturën, sesa për luftën, më të madhen, më historiken, më të drejtën, me popullorën, më emancipuesen bërë ndonjëherë nga shqiptarët”, citon gjithashtu Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?