Braçe mban leksion “drejtësie”, merr në mbrojtje kryebashkiakun që fshehu dënimin me 3 vite burg në Greqi

Kryetari socialist i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton me probleme në ligjin e dekriminalizimit, pasi ai, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vjet burg në Greqi, me vendim të formës së prerë.

Por Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim ndaj akuzave që po hedh opozita ndaj kryebashkiakut socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi se ka qenë i dënuar në Greqi, pas verifikimit të bërë edhe nga organi i akuzes.

Braçe, për çudinë e të gjithëve, i del në krah Ismailajt, edhe pse ky i fundit fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, ndërsa në njëfarë mënyrë justifikon dhe dhunën që ai ka ushtruar ndaj një biznesmeni grek.

Postimi i plotë:

Pra;

KRYETARI I BASHKISE MALLAKASTER NUK ESHTE DENUAR PER:

TRAFIK DROGE;

TRAFIK QENIESH NJEREZORE;

TRAFIK ARMESH;

TRAFIK PAS VJEDHJEVE TE MAKINAVE;

KONTRABANDE NAFTE;

NUK ESHTE DENUAR AS PER KRIJIMIN E NDONJE ORGANIZATE KRIMINALE E AS PER PERFSHIRJE NE NJE TE TILLE;

NUK ESHTE DENUAR PER PASTRIM PARASH!

Por eshte denuar NE MUNGESE E PA DIJENINE E TIJ, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi!!!!!

E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;

Por mendojeni,

ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime,

kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund,

por nuk mbrohen nga asnje sindikate!

Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj!

E kuptoni cfare turpi eshte?!

E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend?

E dini qe;

KANE MES TYRE NJE HAJDUT MAKINASH, PRA NJE HAJDUT TE DENUAR ME VENDIM GJYKATE TE FORMES SE PRERE DHE BENE SI QENTE NE KQZ E NUK E SHKARKUAN SEPSE AI KISHTE THENE NE FORMULAR SE “JAM DENUAR PER VJEDHJE SI HAJDUT”!

Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje!

Pra kjo fare partie qe humb e humb,

sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!

Kaq e thjeshte eshte!

SHKARKO APP