Braçe: Më thoni emrin e një mafiozi që ka lidhje me qeverinë. Mima: Të ka lënë Zoti përgjysmë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe nga foltorja e Kuvendit i ka kthyer një përgjigje opozitës, duke theksuar se ndonëse PD flet për mafie, nuk përmenden emra. Nga ana tjetër ligjvënësi i majtë theksoi se PD-së nuk i intereson ligji i mbetjeve, por vetëm pushteti.
Kjo ka shkaktuar ‘përplasje’ mes tij dhe deputetit Florion Mima, duke shtuar se në kohën kur u propozua ligji ai kishte qenë në qeverisje. Kaq ka mjaftuar, që më pas Mima t’i drejtohet Braçes duke shtuar se: “Të ka lënë Zoti përgjysmë”. Ai shtoi se në një kohë kur vijonte diskutimi për pr.ligjin e mbetjeve në komision, përfaqësuesit e opozitës ngrinin veç dorën, në shenjë aprovimi.
“Gënjeshter se mafia ka në dore importin e mbetjeve. Kam denoncuar aktet kriminale te qeverise se kaluar. Flisni për mafie por nuk përmendni një emër, ndaj mjaft bëtë propagande ne kuvend. Thoni emrin e një mafiozi qe ka lidhje me qeverinë. Mafia e riciklimi, dy gjera te kundërta. Ndaj, nuk ka mafioz që riciklon në botë.”, tha Braçe.
Braçe akuzoi Mimën dhe PD-në se gjatë kohës së qeverisjes kanë sjell në Shqipëri ish-ministrin e Jashtëm të Perusë për të ndërtuar impiantin e djegies së mbetjeve në Fier.
“Kush e solli në Shqipëria ish-ministrin e Jashtëm i Perusë, Ke qenë dhe ministër ti i drejtohet Mimës. I ke bërë ti mo ti. Unë nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet, ke qen ti mo ti. E sollët në Shqipëri dhe ai në Fier ndërtoi një impiant për të djegur mbetjet. Ju nuk keni ideologji, pasi kishit vetëm një element të rëndësishëm; paranë. Çdo gjë erdhi në funksion të kësaj. Sa para do bëjmë sot? Dhe këtë bëtë. Lexojë atë ligin tënd, Si ka mundësi që ju i krijuar çdo njeriu mundësi që të sillte këtu mundësi për riciklim. Ju e votuan 3 herë rresht dhe me bindje të plotë. E keni bërë me bindje të plotë edhe në Komision. Unë shkoja në komision që doja të paraqisja e zoti Shalsi që të thoja vërejtjet e mia. Dhe ju mbanit dorën kështu (Dorën lartë). Nuk ka interes as Lulëzim Basha dhe as Sali Berisha, e kanë bërë vet atë ligj, çdo gjë. Ata kanë vetëm një qëllim; pushtetin. Siç u tha dje në mbledhjen e grupit të PD, kjo është një çështje që nuk u përket. Riciklimi është pjesë e politikës së majtë.”, pohoi Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

