Braçe: Media gënjen, ja çfarë thashë për Kokëdhimën në Asamble!

Nuk kishte si të qëndronte në heshtje deputeti socialist Erjon Braçe në lidhje me atë çka është thënë në adresë të tij në numrin e sotëm të mediave të shkruara.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur ditën e djeshme shkarkoi nga posti i Sekretarit për emigracionin, ish-deputetin Koço Kokëdhima.

Kokëdhima mbajti një fjalim, i cili u censurua dhe nuk u lejuan kamerat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media të ndryshme raportuan se gjatë fjalës që Kokëdhima po mbante, dy deputetët e PS Erjon Braçe dhe Taulant Balla ofendonin nga vendi ish-deputetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në një reagim në rrjetin social, deputeti Braçe është distancuar nga ky lajm duke sqaruar se ai ka thënë tjetër gjë dhe nuk kishte të bënte me asnjë fyerje personale apo mesazh ndaj Kokëdhimës.

“Sa per dijeni, jo per gje se nuk ja vlen; Gjithe cfare eshte shkruar ne Gazeta Shqiptare, gazeten Panorama e pastaj me radhe, ne Syri, Veshi, Leshi, Shkumsi, Qarku etj, si fjale te thena nga une dje, ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS; Nuk është thënë nga unë fare! Unë kam thënë terësisht tjetër gjë; pesë pika parimore që lidhen me politikën e PS dhe nevojën për tu bazuar gjithnjë në statut e rregullat e brendshme të PS, nga gjithë partia kur mer vendime, asfare nga dikush aty!!”,  shkruan Braçe në adresën e tij në rrjetin social facebook./Dritare.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?