Braçe: Mos i bini në qafë Sali Berishës, nuk e ka vilën e tij

 

Pasi Sali Berisha ka postuar një foto duke kaluar fundjavën në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, ka pasur reagime të shumta të komentuesve.

Por, deputeti socialist Erjon Braçe, duke bërë ironi, thotë se Sali Berisha nuk e ka vilën e tij, port ë familjes, ndaj nuk i duhet rënë në qafë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braçe shkruan se, sikuar organet fiskale të bënin detyrën e tyre, atëherë do të merrej vesh se me çfarë është bërë kjo vilë nga Argita Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos i bini ne qafe Sali Berishes!!

Nuk e ka vilen e tij; e ka vile te familjes!!

Ose ose, si gjysma e ministrave të tij, dhe ky është me qera tek një “mik i familjes”.

Ose ose, nuk e ka bere me parate e rroges se kryeministrit;

Vila eshte bere me parate e "zyres private"!!

Ju do pyesni sa para paska bërë kjo “zyra private”?

Po askush se di, vec atyre qe kane paguar atje dhe tani bertasin se perse tatimet ju kontrollojne bilancet, bertasin per "klimen e terrorit", bertasin per "nenet e tmerrit", per "ekonomine ne sekuester" etj etj!!

Sikur organet fiskale te bejne detyren, atehere mund te kemi pergjigje edhe per kete”, shkruan deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?