Braçe: Mungon konkurenca, 3 kompani zotërojnë 70 % të tregut. Të ndërhyjnë institucionet
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe përmes një komenti në rrjetin social Facebook kërkon angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive nga institucionet e shtetit përsa i takon reflektimit të uljes së çmimit të naftës edhe në tregun shqiptar.
Braçe vë theksin në mungesën e konkurencës së lirë në këtë treg, duke shtuar se janë 5 kompani që përcaktojnë rregullat, madje duke u shprehur se disa prej tyre kanë edhe aksionerë të njëjtë.
“Ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë shumë i përqëndruar; 5 kompani-ndër të cilat dy cifte kompanish kanë të njëjtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani, zotërojne mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës; 3 kompani zotërojne thuajse të gjithë tregun e benzinës.
Ka gjithashtu të dhëna të besueshme se të gjitha këto kompani, zëvendësojne njëra tjetrën në oPëracione tregtare, blejnë e shesin nga njëra tjetra, peërcaktojne cmime duke ndryshuar nga njëra tjetra në shumë pak diferencë.
Mbi të gjitha; përcaktojnë cmime të padrejta duke përfshirë edhe cmimet eksesive të cilat janë dukshëm cmimet që vlerësohen se nuk kanë një lidhje racionale me vlerën ekonomike të produktit!!”, shkruan Deputeti socialist në rrjetin social.
Postimi i plotë i Erjon Braçes në Facebook
Në tre muajt e fundit, kohë kur cmimet e naftës nisën të bien rrufeshëm, kam dëgjuar shumë dhe nga gjithkush;
I pranoj një pjesë të tyre, pra që çmimi i naftës në bursë nuk është cmimi i naftës në rafineri, që cmimi i naftës në burse, cmimi i naftës në rafineri nuk është cmimi i naftës në portët shqiptare, që
cmimi i naftës në bursë, cmimi i naftës në rafineri, cmimi i naftës ne ëportët shqiptare nuk është cmimi i naftës në pompë.
Por edhë me shumë, që cmimi fundor i ka të tre elementët kyc, pra cmimin e produktit të importuar, taksën, kursin e këmbimit por edhe shpenzime të tjera që vijnë si pasojë e kapacitëtëve të pamjaftueshme pritëse të importëve,
Që taksat janë të larta dhe kjo ka qënë zgjedhja jonë për të dekurajuar konsumin e naftës. por në asnje rast nuk kam dëgjuar të thuhet troc dhë hapur: ka dhe një arsye të madhe që cmimet e naftës në pompë nuk kanë reflektuar uljen e cmimeve të naftës, tregu nuk funksionon as i lirë dhe as konkurues!!
Ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë shumë i përqëndruar; 5 kompani-ndër të cilat dy ciftë kompanish kanë të njëjtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani, zotërojne mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës; 3 kompani zotërojne thuajse të gjithë tregun e benzinës.
Ka gjithashtu të dhëna të besueshme se të gjitha këto kompani, zëvendësojne njëra tjetrën në oPëracione tregtare, blejnë e shesin nga njëra tjetra, peërcaktojne cmime duke ndryshuar nga njëra tjetra në shumë pak diferencë.
Mbi të gjitha; përcaktojnë cmime të padrejta duke përfshirë edhe cmimet eksesive të cilat janë dukshëm cmimet që vlerësohen se nuk kanë një lidhje racionale me vlerën ekonomike të produktit!!
Për të arritur deri keëtu kanë ndihmuar qartë; një ligj që i ka krijuar mundësinë kompanive të tregtimit me shumicë të karburantëve të kenë edhe kompanitë e tyre të tregtimit me pakicë;
Një udhëzim për qëllime të administrimit fiskal, i cili, i përcakton kompanitë e pakicës si agjent të kompanive me shumicë, i jep të drejtën kompanive të shumicës që të përcaktojnë cmimin e shitjes me pakicë të naftës e benzinës në pompë, madje i detyron kompanitë e pakicës të mos ndryshojne këtë cmim, përndryshe gjobiten rëndë.
Kështu konkurenca e pamundur për shkak të përqëndrimit të lartë të tregut nuk egziston fare në pjesën e poshtme të tij, atje tek pompat e naftës dhe benzinës!
Në të gjithë këtë treg të përqëndruar ka edhë nje problem të fundit; norma e fitimit është shumë e lartë!!
Dua ta thëm se udhëzimi në fuqi është i firmosur nga ish ministri i Financave në vitin 2008, është goditur nga Autoritëti i Konkurences në vitin 2009, por kërkush nuk e ka ndryshuar!!
Ky është thjesht fakt, nuk mund të jetë shfajesim!!
Thëne këtë, dua të shtoj: institucionet përgjegjëse të qeverisë nuk mund të bëjnë më mënjanë, duhet të zgjohen, të marrin përgjegjësi për të çliruar tregun, kthyer konkurencën e rregullin në të.
Institucionet përgjegjëse të qeverisë të marrin përgjegjësinë për të ndryshuar ligjet dhe udhëzimet për këtë treg në përmbushje të detyrimit të mësipërm;
Institucionet përgjegjëse të qeverisë të rikthehen fortë me qëllim fiskalizimin e plotë të tregut të karburanteve;
Institucionet përgjegjëse të qeverisë të rikthehen fortë në treg për të vendosur e kontrolluar plotësisht më në fund cilësinë dhe sasinë e karburantit të tregtuar në çdo pompë.
Pas kësaj, detyrimisht mbikqyrim dhe analizojmë është reflektuar plotësisht ulja e cmimit të karburantëve në këtë vend apo jo!!
Kush e merr të thjështë gabon;
Por kjo është jetike që ekonomia kombëtare të përfitojë nga ulja e çmimeve të karburanteve rritjen reale dhe ekonomitë familjare ta ndjejnë në buxhetet e tyre këtë!!