Braçe: Nga se kanë frikë demokratët dhe çfarë fshihet pas kërkesës së “partive të vogla”?

Partitë e vogla parlamentare të opozitës kanë kërkuar dje votim elektronik, duke e vendosur si një kusht për zgjedhjet, ndryshe kanë kërcënuar, largohen nga parlamenti me PD-në. Por deputeti socialist, Erjon Braçe, thotë se kjo lëvizje bëhet për të bllokuar ngritjen e institucioneve të vettingut.

Nga Erjon Braçe

Lulzim Basha dhe deputetet “partie vogel”, qenkan bashke: OSE VOTIM ELEKTRONIK, OSE IKIM NGA KUVENDI!! Shikoni; Keta nuk ikin nga Kuvendi per votimin elektronik; as per zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

KETA IKIN NGA KUVENDI VETEM PER NJE CESHTJE: BLLOKIMIN E NGRITJES SE INSTITUCIONEVE TE VETTINGUT!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kaq! Eshte shume e qarte se, vendimi i Gjykates Kushtetuese po vonohet me qellimin e vetem:
Lidhjen e dorezimit te deklarimeve te pasurise se gjykatesve e prokuroreve me ngritjen e institucioneve te wettingut nga Kuvendi. Bllokimi i ngritjes se institucioneve te wettingut ne Kuvend-per shkak te prezences se domosdoshme te opozites, bllokon dhe procesin e dorezimit te deklarimeve te pasurise dhe interesave, praktikisht bllokon dhe hapin fillestar te procesit te wettingut.

Zgjedhjet nuk hyjne ketu! PD dhe deputetet “parti te vogla” i kane fituar zgjedhjet pa votim elektronik, i kane humbur po ashtu pa votim elektronik.

Pyetja e thjeshte qe behet tani eshte: Perse kete here, kur shanset jane 50 me 50%, insistojne tek ajo qe nuk e kane patur e qe kurre nuk e kane provuar, votimi elektronik? Nese mbetemi tek kjo pike, atehere PD, Sali Berisha e Lulzim Basha, duhet te pranoje se i ka vjedhur zgjedhjet kur ato i ka fituar pa votim elektronik.

E shihni sa vulnerabel eshte si kauze! Tjetra eshte e qendrushme, per shkak te sjelljes se qarte te PD, Berishes dhe Bashes, bllokimi ne nje stad te ri i wettingut. Nuk duan ta leshojne ate pushtet. Eshte pushteti real. Por eshte edhe pushteti kriminal. drejtesine sot, sic e shihni dhe nga vendimet e fundit ne seri, e zoteron nje pjese e politikes dhe krimi, po po krimi i lidhur me politiken!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?