Braçe: PD vijon të mbrojë hajdutët e energjisë

“Si nuk dëgjova një, qoftë edhe vetëm një nga udheheqesit e PD të thotë: mos e vidh energjinë elektrike!; Paguaje energjinë elektrike!; Mos ndërto pa leje! Asnjë fare!

Vetëm përsërisin si papagalle: po arrestoni kundërshtarët (në fakt ata janë hajdutët)

Apo me turbofolk si Lul Basha:për tu ngjitur në kalë është e vështirë, për të zbritur është kollaj!

Pune e tij të bëjë populistin budalla, por ky është kandidati i opozitës për Kryeministër!!

Tani e kuptoni se cfare shteti do bëjë ky? 

Tërësisht të padrejtë, sërisht me një shumicë që paguajnë, madje faturën e tyre dhe faturën e atij që vjedh dhe sërisht me një pakicë që zapton e ndërton pa leje gjithkund”,shkruan Braçe në rrjetin social.

SHKARKO APP