Braçe: Për koncesionin Milot-Morinë mund të marrim kosto politike

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe shpreh rezervat e tij kundër koncensionit për rrugën e Kombit. Madje sipas tij duhet parë mir5ë pasi mund të jetë një kosto politike për qeverinë.

Po japim të plotë postin e tij në rrjetin social:

Koncesioni i rrugës Milot-Morinë, prova unike për qeverinë. (te pakten per mua eshte keshtu)

Swiss Digital Desktop Reklama

Koncesioni i rruges Milot-Morine, eshte nje ceshtje shume e madhe!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Per shkak te konotacionit politik;

Është një çështje e barazvlefshme me çështjen e mirënjohur, të hetuar e të pagjykuar, ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

Edhe pse ekonomikisht, ne vlere eshte shume me pak,  prapeseprape nuk zhbehet aspak nga kjo pikpamje.

Qeveria dhe qeverisja mund te marre nje kosto te paimagjinueshme nga ky koncesion.

Ju e dini fare mire pikpamjen time per koncesionet ne teresi dhe nuk dua ti rikthehem atij diskutimi; per nje arsye-rrugen e pambaruar dhe tejet te rrezikshme nga Miloti ne Morine.

Por, treguesit ekonomik te krahasueshem te kesaj kontrate, natyrisht qe duhen diskutuar hapur, pa fshehur asnje detaj, patjeter edhe nga pikpamja ligjore por edhe nga pikpamja e barres per qytetaret.

Po lexoj cdo gje qe shkruhet e po degjoj cdo gje qe thuhet keto tre dite, perfshire edhe cfare thote ministria e Transportit.

Por degjova tani Top Channel qe jep detaje te nje skandali te madh.

Tamam atij qe i frikesohesha.

Ne tregues po e po.

Por sipas Top Channel edhe ne aspektin e moslejimit te ankimit kunder vendimit te komisionit nen ministrine e Transportit. Kjo eshte e pa tolerueshme!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?