Braçe për plehrat në Selitë: Janë në derë të qendrës shëndetësore, tmerr! Bashkia dhe Ministria nuk lëvizin qimen e flokut
Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të jetë zë i problemeve të komunitetit, edhe pse është pjesë e mazhorancës qeverisëse. Ai ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara.
Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh. Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë, njëri institucion për pastrimin e tjetri si kujdestare për shëndetin publik.
Postimi i plotë
Dita 3 – Selitë, lagjia e qendrës;
Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë!
Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë hapa nga kopështi i fëmijëve; nuk po flas për shtëpitë e familjet se për to s’e vret kush mendjen!
Shikoni, plehrat këtu janë tmerr, por më tmerr është që Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë-si ofruese shërbimi por edhe si kujdestare për shendetin publik, nuk lëvizin as qimen e flokut për këtë tmerr; kanë vapë!
KOHA JONË SONDAZH

