Braçe: Presidenti s’ka të drejtë të propozojë anëtarë për Këshillin Mbikqyrës së BSH

Kështu shkruan  deputeti socialist Erjon Brace, në rrjetin social Facebook, duke reaguar ndaj një interviste të Presidentit Bujar Nishani, sipas të cilit zgjedhja e Guvernatorit të BSH-së është e drejtë e Kreut të Shtetit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Brace thekson se Presidenti nuk ka të drejtë fare të propozojë kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës.

“Në fakt për korrektësi duhet të thosha “kandidat për anëtar të Keshillit Mbikqyres”, por nga ajo që po lexoj këta e paskan bërë fakt, ai që propozon Presidenti bëhet anëtar automatikisht dhe Kuvendi duhet ta pranojë pa të drejtë refuzimi!!

Sipas ligjit; Kandidat për anëtar të Këshillit Mbikqyrës propozon vetëm Kuvendi, Qeveria dhe vetë Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqiperise. Kërkush tjetër!!”, shkruan Brace. 

SHKARKO APP