Braçe: S’kemi pse i lëmë paratë tek qendrat tregtare të politiqenëve

Nga Erjon Braçe – Është park, nuk është pyll.

Parku është jo vetëm për një grup pylldashësish, por edhe pë rata që ecin, vrapojnë, pedalojnë, efëmijët e tyre gjithashtu.

Nuk kemi pse paguajmë argëtimin në qendrat tregtare të politiqenëve e pitbullave të tyre si fëmijë apo dhëndra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në park çdo gjë i shërben njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asgjë si strukturë banimi, shërbimi, ngrënie, pirje, dehje.

Madje, të prishen ato që janë ndërtuar në kohë të ndryshme.

Pa koment;

PAR/K,-KU m. sh. -QE, -QET. 1. Kopsht i madh me drure zbukurues e me lule qe sherben si vend pushimi; shesh i pajisur me lodra ose me mjete te ndryshme per argetim a per sport. Parku “Rinia”, Parku i madh i Tiranes. Parku Sportiv. Parku i lojerave per femije.

PY/LL, -LLI m. sh. -JE, -JET. 1. Siperfaqe e madhe toke me drure te dendur ose me shkurre; teresia e drureve dhe e shkurreve qe ze kete siperfaqe.

burimi:

Fjalor i Shqipes se Sotme /Akademia e Shkencave te Shqiperise, Instituti i Gjuhesise dhe Letersise.

Me Koment;

Secili prej protestuesve te sotem, duhet te kuptoje se pyllin e gjen tjeter kund, ky qe eshte ne mes te Tiranes eshte park, madje urban.

Me tej akoma;

Secili prej protestuesve te sotem, duhet te kuptoje se parku nuk eshte vetem i tyre (edhe pse nder me agresivet e tyre, keto tre vitet e fundit nuk i kam pare ndonjehere ne park, me perjashtim te zotni Sazanit);

Pra;

eshte edhe i atyre qe duan te vrapojne-ndaj pista e re e vrapimit eshte e mirepritur te ndertohet per ne te tjeret, dhe nuk jemi pak;

eshte edhe i atyre qe duan te pedalojne-ndaj pista e re e pedalimit eshte e mirpritur te ndertohet per te tjere njerez dhe ata nuk jane pak;

eshte edhe i femijeve qe duan te luajne-ndaj kendi i ri i lojrave eshte i mirpritur te ndertohet per gjysher, prinder dhe femije qe nuk jane pak.

E dini pse?

Qe ata qe vrapojne te mos ngaterrohen me ata qe shetisin me nge ne pisten e vrapimit, te mos ndalohen nga ata qe shetisin femijet me lloj lloj karrocash mu aty, te mos rrezikohen nga ata qe pedalojne po mbi pisten e vrapimit, te mos kene neper kembe femije gjithfaresh qe su pelqen betoni per tu zhgerryer por ai dheu i kuq;

Qe ata qe shetisin tek ajo rrugina e betonit te mos pesojne te njejten gje nga vrapuesit, pedaluesit, shetitesit e tjere dhe femijet super te levizshem.

Kaq e thjeshte eshte.

Aaaa po;

UNE JAM KUNDER QE NE KETE PARK, HYRJE APO DALE, BRENDA TIJ GJITHSHTU, TE NDERTOHEN STRUKTURA TE PERHERSHME BANIMI, PUSHIMI, NGRENIE E CDO GJE TJETER, PREJ TULLE APO BETONI.

Ndaj dhe apeloj qe cdo gje e ngritur si e tille ne park, ne cilendo kohe, te prishet.

Ne fund;

E gjitha kjo as qe ngrihet si:

“ceshtje e prones publike”; kendi i lojrave te femijeve serish publik do jete; pista e vrapit dhe pista e pedalimit me shume njerez do te sjelle ne park, madje edhe te mbrojtur;

“ceshtje ambjentale”; ne park jane shtuar aq drure ne 5 muaj sa nuk ishin shtuar kurre me pare; madje u eshte sherbyer drureve si kurre me pare.

Duke pare nje takem politiqensh, bij e dhendra po aq qensh, madje pitbulla (ata i kane parqet e tyre ne Lalez a Malin e Robit), kam ndjesine e keqe te nje arsyeje politike te qarte tashme.

Por dilini ballas, akuzojeni politikisht!

Eshte me e ndershme keshtu. Dhe nuk beni dem per te tjeret!

Qytetaret e Tiranes nuk kane e nuk mund te pushojne, argetohen me para ne QTU, SP, TEG, RING, ETC, VRL etj; nuk kane perse te shpenzojne para per biznesmenet tuaj;

Hapesira publike ju perket atyre, te gjitheve, jo vec atyre qe pelqejne pyllin!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?