Braçe sulmon Bashën: Digju në zjarri, ti dhe drejtësia e korruptuar

Pas deklaratës së kreut të PS, Lulzim Basha se nëse reforma kalon me vota të blera nga PS opozita do të djeg mandatet, ka reagua dhe deputeti i PS, Erjon Braçe. Në një shënim në Facebook, Braçe shprehet se Basha mund të digjet vetë sa herë të dojë, por vendin nuk mund ta dëmtojë më.

Shënimi i plotë në Facebook i Braçes:

“Lylzim, po e perserit shpesh e po aq shpesh do kesh pergjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te digjesh e te behesh qymyr, pa piken e merakut! Shkrepsen nuk ta ve kush, ti je ekspert per tja bere vetes. Por, kete vend nuk e djeg dot me, as ti e as yt ate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boll! Ne 25 vite, ai dhe ju i keni vene zjarrin ketij vendi nga 92-shi deri ne 94-tren, zero e bete, pastaj ne fillim te 96-tes, ne maj po ashtu, ne vjeshte e dimer serish e bete zero, ne fillim te -97-tes e bete tym e flake cdo meter, ne 98-ten perseri i vute zjarrin, ne 2011-ten vrate me zjarr!

Tani ska me!! Ne zjarr do perfundoje sistemi juaj i korruptuar me prokurore e gjykates qe ju sherbejne vetem ju dhe rrjepin nje popull te tere!!

Nuk e shpetoni dot, as vete e as me ish deputete te trafikuar! Ka raste kur zjarri perdoret edhe per mire,  sic ky mbi sistemin me kriminal ne kete vend!!”

Lulzim Basha: Do djegim mandatet e deputetit publikisht tek Parlamenti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?