Braçe sulmon biznesmenët shqiptarë: Si ka mundësi që nuk prodhoni bluza mjeku, maska…
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar sot biznesmenët shqiptarë për paaftësi në përshtatjen me situatën ku po kalon vendi. Ai shprehet se në Itali njerëzit e modës dhe kompanitë e teknologjisë janë kthyer në prodhues të mjeteve bazë për përballimin e krizës.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Që në këtë vend ka njerëz të pasur, kompani të mëdha (sipermarres/sipermarrje, prodhues, perpunues, ndertues, tregetare, pronare te disa kompanive ne grup, me rrjete tregetie e qindra artikuj ne liste, perfitues nga leje e licensa, kontrata publike gjithshtu), këtë e dimë, i shohim!
Po si ka mundesi qe asnje, askush prej tyre, nuk ben e nuk sillet si te ngjashmit ne Evrope?! E di, nuk kane aktivitetin e madh ai ata dhe as parate e xhiros se tyre;
Por ja, dy punetore ne sektorin mjekesore të stomatologjise, me rroga-jo me fitime, pra Gjergji ne foto dhe i ngjashmi i tij, e bene te tyren, provuan te modifikojne per te rritur kapacitetet e respiratoreve.
Po keta qe kane burime financiare shume here me shume se nje rroge, krijuar nga fitime, fitime, kane burime njerezore e profesionale shume me teper se dy vete, pra kane mundesi, si ka mundesi qe nuk bejne asgje?;
Ose rrine, ose shesin, kaq! Si ka mundesi qe nuk e ridimensionojne aktivitetin e tyre ne funksion te kesaj situate, qofte edhe duke fituar, duke mbajtur punetoret ne pune, paguar per ta e duke sherbyer per qindra mije te tjere, perfshire mjeke e infermiere!
Cfare do bejne? Do rrine do presin qe Armani te mos prodhoje me bluza per mjeke, por te riktheje bluzat per lacat qe keta te rikthehen ne pune? Do rrine do presin qe Bvlgari te mos prodhoje me dizinfektant, por te rikthehet te prodhoje parfum per lacat e shoqet e tyre? Si ka mundesi qe rrine e presin te fitojne sic kane fituar e pa ju pershtatur fare situates? Mesa duket, nga Armani keta marrin vec plackat,
jo mendjen, as pergjegjesine kombetare e as pergjegjesine sociale!