Braçe: Të gjithë ata që s’duan të paguajnë dritat dhe duan të ndërtojnë pa leje, të protestojnë para Kryeministrisë

Në vijim, deputeti socialist shkruan se pjesëmarrja në protestë nuk ka rëndësi, ndërsa cilëson si të rëndësishme shkakun e protestës. “Por, kjo s’ka fare rëndësi!! Për mua ka rëndësi se çfarë ishin e për çfarë protestonin!! Urdhëroni, shiheni këtë foto!! Ky protestues është me sahatin e shtëpisë në dorë!!

Ndaj as që ndryshoj mendim kush do të vjedhë energji apo të mos paguajë si shumica dërrmuese  e shqiptarëve, të protestojë jo një të shtunë por cdo ditë të javës poshtë penxhereve të Kryeministrisë!!”, shkruan Braçe. Duke iu referuar njërit prej qytetarëve që morri fjalën në protest, duke u paraqitur si socialist, deputeti i PS-së thekson se ai nuk ka qenë asnjë ditë i tillë.

“Ndërkohë, Sajmir Kokja nga Cerma e Sipërme e komunës Tërbuf në Lushnje hipi në tribunë e tha: Jam socialist i zhgënjyer!! Në fakt Sajmir Kokja nuk ka qenë asnjë ditë socialist!! Vëllai i tij që refuzoi hapur të ishte në tribunën e  PD, po është i tillë. Por i vëllai dhe Sajmiri duhet të thonë qartë: ne kishim një ndërtim pa leje mu në autostradë, në rotondën e Çermës,  shkak për aksidente e incidente prej aksidenteve dhe INUK na i prishi para 3 javësh!!

Ndaj as që ndryshoj mendim; kushdo që ka ndërtuar pa leje në autostrada e rotunda, në hapësira të tjera publike, madje kushdo që një pjesë të ndërtimitpa leje e ka dhënë me qira si lokal, të protestojnë jo një të shtunë por çdo ditë të javës poshte penxhereve të Kryeministrit.!! Tani për gjithë zulmen e Sandri all Inclusiv, pra Klan, Grup, Seksion, Abc, Vrk, Rbq, Grd, Shkumsi, Penda, Kallamarja, Lapsi Kopjativ, Celësi Kopil, Kërce me Atë e Puthu me Magji, një gjë dua t’u them:

Nuk u vra kërkush!! Nuk u plagos kërkush!! Nuk u arrestua kërkush!! Nuk u qëllua asnjë gazetar!! Pra Sandri nuk do pushojë gazetarë të plagosur nga puna, Fejziu nuk do bëjë emision ku të tregojë si garda vret një qytetar, të dytin, të tretin e të katertin, Didi nuk do i thotë prokurorit "ik pirdhu se komandari i Gardës e ka emrin ndryshe"!!”, shkruan Braçe në Facebook.

Ndërkohë në një tjetër koment të postuar në rrjetin social, deputeti socialist ka ironizuar deklaratën e bërë nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha në lidhje me ikjen e zërit gjatë fjalimit të mbajtur në protest. “Ai që drejton opozitën sot, Lyl Basha, duke i ikur zëri tha: mos u merrni me zërin tim se zëri im sot është zëri i drejtësisë!!

 

Tani kam një pyetje të thjeshtë për të gjithe ata që bëjnë interesantin neë rrjet, analistë e cilindo tjetër: A mund ta pranoni ju këtë, pra që Lyl Basha është zëri i drejtësisë në këtë vend? Ky është problemi i kësaj shoqerie; Lyl Basha shpërdoroi në menyre të hapur detyrën e ministrit të Transportit me një deëm prej 250 milionë dollarësh njëherësh, u hetua dhe u akuzua nga Prokuroria, nuk u gjykua kurrë dhe cështja e tij u mbyll për afate. Ndërkohë dëmi iku, u pagua nga paratë e shqiptarëve!!

A mund të jetë zëri i këtij keqberesi, zëri i drejtësisë?

Lyl Basha shpërdoroi detyrën në mënyrë të hapur dhe duke shkelur Kushtetutën kur negocoi, hartoi dhe nënshkroi një marreveshje që i hoqi Shqipërisë 300 kilometra katror sipërfaqe nga tërësia e saj territoriale; ështeë kallëzuar për këtë dhe prokuroria një herë në tre muaj bën ndonjë veprim, së fundi sekuestroi dosjen. Ndërkohë marrëveshja e tij është gjykuar qartë si anti-kushtetuese!!

A mund të jetë zëri i këtij keqbërësi kombëtar, zëri i drejtësisë? Lyl Basha transmetoi urdhrin dhe komandoi forcat e Gardës më 21 janar duke vrarë 4 protestues të pafaj e të paarmatosur mu në sheshin Skëndërbej; nuk u hetua kurrë e nuk ka asnjë përpjekje të ndodhe kjo. Ndërkohë ai krim po harrohet pa u hetuar e ndëshkuar plotësisht!! A mund të jetë zëri i këtij keqbërësi kombëtar, zëri i drejtësisë? Natyrisht që jo!!

Unë e kuptoj se ka ndër qytetarë plot të prekur nga puna për të vendosur rend e rregull në territor e në sektore të rëndësishëm; ka të tjere qeë nuk e pranojnë heqjen e fashës mbrojtese edhe për ata që kane para pa hesap; ka të tjerë që nuk e pranojnë në botë taksën e re mbi naftën e benzinën;

Por nuk mund të pranoj që të gjithë këta të pakënaqur me veprime të tilla të qeverisë, të pranojnë krimet e qarta të Lulzim Basha, madje madje edhe ti japin të drejtën të llafosë si zëri i tyre e më keq, si zëri i drejtësisë!!

Në fund, Qeveria duhet ti japë fund konferencave ku thuhet se si do të mblidhen ai, ajo, ata dhe ato, vendas e ndërkombëtare për të bërë reformën në drejtësi. Nëse kërkon të ndryshojë drejtësinë ta bëjë, jo të na i tregojë pa e bërë nga njëra konferencë në tjetrën!!”, shkruan Braçe në Facebook.

SHKARKO APP