Braçe: Të mbrojmë shoqëritë nga fashizmi me bazë religjionin
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook mbi ngjarjet e ndodhura në 3 ditët e fundit në Francë, ndërsa ka përshëndetur qëndrimin e mbajtur nga Kreu i KMSH, Skënder Bruçaj.
Ligjvënësi socialist apelon për mbrojtjen e shoqërisë nga fashizmi me bazë religjioni dhe besimin nga totalitarizmi religjioz.
“Mirënjohës ndaj Kryetarit të Komunitetit Musliman Skënder Brucaj! Për gjithcka, ekuilibrin, qetesine, qartësinë, vendosmërinë, ashpërsinë në çdo mesazh të përcjellë gjatë tre ditëve të fundit pas barbarisë në Paris!! Në mbrojtje të besimit, në dënim të krimit barbar!!
Na takon ta bëjmë të gjithë. Të mbrojme besimin nga totalitarizmi religjoz!! Të mbrojme shoqërinë nga fashizmi me bazë religjonin, pavarësisht se cilin!!
Të bëjmë Qeveritë më të mira, qeverisjen përfshirëse, të hapura, demokratike, solidare, të mbështetur fort tek edukimi dhe kujdesi shëndetësor, kultura gjithashtu, të vendosura kundër korrupsionit dhe pabarazisë!!
Të mbrojmë mënyrën tonë të jetesës mbështetur tek vlerat, toleranca, dialogu, puna e ndershme dhe të ardhurat prej saj!!”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

