Braçe: U përplasën dy Botë, ajo e së ardhmes me atë të së shkuarës
“25 vite pas rënies së murit që ndau dy Botë, muri serb mbetet sërisht më i vjetri që duhet shembur!! Asgjë nuk ka pse të mbetet ashtu sic është”-tha kacelarja Merkel dje.
Kjo është gjuha e Evropës në këtë shekull. Edi Rama e foli qartë sot, shqip dhe anglisht!
Homologu serb jo, foli si shekullin e shkuar. Kanë frike të ndahen nga ai shekull edhe pse në të humbën cdo gjë. Dinjitetin mbi të gjitha për ata që bënë luftrat e tmerrshme. Kanë frikë! Shumë frikë!
Megjithatë, Evropa është aty! Ne jemi në të. Kush nuk e pranon mbetet pas e jashtë.
Por mbi të gjitha Kosova është aty.
Kosova nuk është provokim. Kosova është realitet, me histori të lashtë dhe histori të re, të dhimbshme e të përgjakur mu në mes të Evropës.
Tani është shtet sovran, i pavarur dhe evropian. Nuk duan edhe një herë tjetër të ndahen nga shekulli i shkuar dhe nuk duan ta njohin?
Mirë, shumë mirë, atëherë, prisni se nuk keni parë asgjë akoma!!
Në anë tjeter, si shqiptar, nuk kam pse të mos i përgjigjem kryeministrit Serb; Jo zotni! Nuk ka këtu nga ata që të thërrasin përditë: vriti, therri serbët që të mos egzistojnë!!
E përditshmja jonë nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj jush! Ka lidhje me betejën tonë për një Shqipëri më të mirë, moderne e demokratike për Evropën!”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.