Braho kërkon largimin e Nokës nga Komisioni i Sigurisë

 

Situata e tensionuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka detyruar ditën e sotme Kryetarin e këtij komisioni Spartak Braho, nëpërmjet një letre drejtuar Byrosë, të shprehë ankesën e tij ndaj deputetit dhe anëtarit Flamur Noka. Ai kërkon largimin e këtij të fundit, nga komisioni i sigurisë. Letra është drejtuar në emrin e Byrosë së Parlamentit, për shkak të ofendime të shpeshta që deputeti Noka i ka drejtuar në seancën e djeshme, Ministrit Tahiri, me fjalë tepër fyese.

Në mbledhjen e fundit, të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti Noka ka ndërhyrë shpesh teksa Ministri i Brendshëm Tahiri, po prezantonte punën e tij, duke e ofenduar dhe duke shkaktuar moszhvillim të mbledhjes. Kryetari Braho, ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen dhe sot në letrën e drejtuar ai kërkon përjashtimin e Nokës nga komisioni i sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Shtylla

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?