Braho: Po qetësohet destabilizimi! Shehi: PD na keqpërdori
Spartak Braho mendon se skenari i destabilizimit të vendit po shuhet ngadalë.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë foli për mediat, duke theksuar se “destabilizimi” po qetësohet.
Braho u dërgoi një letër drejtuesve të institucioneve kryesore në vend, duke theksuar se Dritan Prifti dhe Tom Doshi po përdorin çështjen e CEZ për të destabilizuar vendin.
Por tani që gjërat janë sheshuar mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, Spartak Braho thotë se po rikthehet normaliteti.
Megjithatë deputeti Dashamir Shehi thotë se PD i keqpërdori deputetët e saj për rastin e CEZ.
Ai duket se nuk e kapërdin dot mungesën e Sali Berishës, Genc Pollos, Fatmir Mediut apo edhe Myqerem Tafajt në seancën kur u votua për hetimin ndërkombëtar të kësaj afere.
“Unë jam një prej deputetëve që ka firmosur të bëhet një hetim për këtë çështje. Mirëpo ajo vota atje nuk më pëlqeu, se ajo u bë pak si teatër dhe besoj se e kanë kuptuar të gjithë këtë”, tha ai për gazetën Shqip.
KOHA JONË SONDAZH

