Braimllari: Edi Rama është rrezik kombëtar për Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm dhe  deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, në një intervistë për emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus thotë se nuk ka asnjë shans që LSI të bashkëpunojë me Edi Ramën.

Ne nuk mund të bëhemi palë me një kryeministër i cili ka shkatërruar vendin, ka nxjerrë Shqipërinë nga linjat e Kushtetutshmërisë dhe kërkon që gjithçka ta bëjë kundër respektit të institucioneve, kundër respektit të ligjeve dhe kundër respektit të qytetarëve të këtij vendi”, shprehet Braimllari.

Nuk shihni asnjë mundësi bashkëpunimi, bashkimi votash për  hir jo të bashkëqeverisjes së dikurshme po as edhe të këtij që konsiderohet shpesh për hir të së mirës së popullit por për të treguar se ju jeni konstruktiv, për të treguar se kur e kërkon dhe kur ka nevojë ju jeni aty..

E para, LSI që prej themelimit të saj është një forcë e  cila në  proceset integruese të vendit ka dhënë ndihmesë maksimale për ti avancuar ato. Dhe gjithmonë ne kemi ndërhyrënë shumë raste të rëndësishmë të Shqipërisë për të avancuar përpara proceset integruese të vendit sepse ne jemi aty për shkak të votës së shqiptarëve dhe kjo është çka duan shqiptarët. Pra duhet të ndajmë Edi Ramën dhe shqiptarët. Ne nuk mund të bëhemi palë me një kryeministër i cili ka shkatërruar vendin, ka nxjerrë Shqipërinë nga linjat e Kushtetutshmërisë dhe kërkon që gjithçka ta bëjë kundër respektit të institucioneve, kundër respektit të ligjeve dhe kundër respektit të qytetarëve të këtij vendi.

Kjo do të thotë që ju e kushtëzoni me largimin e Edi Ramës?

Sigurisht që Edi Rama sot për sot është rrezik kombëtar për Shqipërinë dhe ai është një kryeministër antikombëtar.

Pra në këto kushte nuk shikoni asnjë mundësi bashkëpunimi me PS?

Bashkëpunimi i LSI-së, është me gjithë frontet e bashkuar opozitar, për të bërë opozitë konstruktive në raport me këtë qeveri që për fatin tonë të keq është totalisht e inkriminuar, përfshirë në trafiqe por tani po fut dhe një model të ri në vend. Një model që do mbahet mend, ato 75 deputetë të cilët e votuan. Pra po ligjëron hajdutërinë me ligj. Ky është një krim shtetëror.

Meqë e përmendët frontin opozitar. Si janë marrëdhëniet me PD? Jemi afër zgjedhjeve vendore, jeni në fazë diskutimi nëse do të jeni me ta në këto zgjedhje?

Marrëdhëniet me PD por dhe me gjithë partitë e tjera të frontit opozitar janë jashtëzakonisht shumë të mira, janë parimore, kanë një objektiv të përbashkët që është largimi i Edi Ramës nga qeverisj e vendit, jo largimi i Edi Ramës për të marrë pushtet mbi emrin e Edi Ramës. Por largimin e tij sepse ky kryeministër është kthyer në fatkeqësi kombëtare për vendin. E ka çuar vendin një hap prapa. E mbani mend ça thoshte, më 28 qershor do të çelen negociatat. Ka lobuar 4,5 apo 10 muaj, do çelen do çelen. Nuk u çelën negociatat dhe erdhi në Shqipëri dhe ka hyrë në histori sesi një kryeministër nuk merr rekomandim pozitiv, vjen këtu dhe gëzon dhe falenderon. Dhe i hedh hi syve shqiptarëve duke thënë që u çelën. Nuk u çelën se negociatat ose hapen ose nuk hapen. Negociatat u shtynë për vendimmarje dhe me kushte të tjera për Shqipërinë. Pra ndodh që ky është një njeri i papërgjegjshëm, i cili nuk është serioz dhe nuk mundet të jemi krah këtij njeriu.

Sot vjen në Tiranë komisioneri Hahn dhe kam pështypjen do ta bëjë sërish të qartë , janë hapur, nuk janë hapur apo do të hapen. Çështja është, a jeni juve paksa të frikësuar se mos ndoshta bashkëpunimi me PD në zgjedhjet lokale krijon kosto te elektorati juaj? Është shumë e vështirë për elektoratin të bashkëpunojë me militantët e PD-së. Dhe kjo është pranuar dhe nga znj.Kryemadhi.

Sigurisht që partitë kanë një ideologji, një program politik të tyre,por të jeni të bidnur që përtej çdo ideologjie, përtej çdo programi sot ne përballemi me një fatkeqësi kombëtare. Dhe bashkimi për të rrëzuar këtë fatkeqësi kombëtare, për të çliruar Shqipërinë, për ti hapur Shqipërisë rrugën që të shkojë drejt BE, për të rritur ekonominë e vendit, për të zhvilluar vendin, për të hapur vende të reja pune, për të krijuar besim te shqiptarët, për të nxjerrë vendin nga kaosi dhe nga mungesa e kësaj sigurie publike, personalisht mendoj që  është mbi çdo ideologji. Shqiptarëve sot i nevojitet një bashkim jo vetëm i forcave politike  por një bashkim kombëtar i çdo qytetari, i çdo shoqërie civile kundër këtij njeriu, pastaj është histori tjetër sesi do shkojnë partitë në zgjedhje. Pika e parë e këtij programi është largimi i këtij njeriu i cili e ka futur vendin në një kolaps total.

SHKARKO APP