Braimllari: Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe po i ushtron presion drejtorëve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, teksa ka komentuar aktualitetin politik, thotë se kryeministri Edi Rama është i vetmi që ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe prandaj ai nuk ka bërë asnjëherë garë. Braimllari akuzon Ramën, pasi thotë se ka filluar të ushtrojë presion ndaj administratës shtetërore duke i kërkuar të bëjnë fushatë dhe të mbledhin vota për Partinë Socialiste, gjë të cilën e kanë të ndaluar me ligj ta bëjnë.

Pjesë nga intervista për Syri TV

Edi Rama është i vetmi person që ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ai kishte frikë kur kandidonte përballë Maqo Lakrorit në Partinë Socialiste, aty u tmerrua, imagjinojeni tani të jetë në një proces të lirë çfarë bëhet, ai është i frikësuar, është i vetmi person që nuk ka bërë asnjëherë garë, është iu vetmi person që e ka marrë fitoren në tavolinë. Ai mendon se në këtë mjegull të madhe që po krijon do favorizojë Edi Ramën dhe njerëzit e tij, por kjo është e gabuar sepse ekonomia është e rrënuar, të rinjtë dhe të rejat po e lënë përditë vendin sepse nuk ka mundësi punësimi në vend, sepse pagat janë të ulëta dhe nuk përballohet dot kosto e jetesës.

Qytetarët janë mjaft të qartë, ka 2-3 javë që Rama mbledh deputetët. Njëherë grupin parlamentar, njëherë kryetarët, njëherë Kryetarët e Bashkive imagjinarë, pra të emëruarit e tij dhe i bën presion dhe i thotë nga 50 vota çdo punonjës administrate. U çon një formular dhe që është denoncuar tashmë dhe nga opozita, pra u jep formularë dhe punonjësve të shërbimit civil që nuk i lejohet të bëjë fushatë, ai thjesht ka të drejtë vote, ndërsa anëtarit të thjeshtë të administratës u kërkon 20 vota.

Pra ka filluar të ushtrojë presion sepse ai është i humbur. Dhe dje në mbledhjen e grupit parlamentar u tha të zbresin në bazë që të tregohen të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe t’i largojmë drejtorët arrogant. Pse tani u kujtuar ky, 6 muaj para zgjedhjeve që të heqë drejtorët e tij arrogant. Po këto 4 vite që ky e ka shkatërruar vendin nuk ia fal njeri dhe qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm.

Jo të ndërrojë drejtorë, jo ministra, por dhe sjellë të tijtë më të pastër dhe pse e ka të vështirë të gjej njerëz të pastër sepse dhe qytetarët e panë vetë që dhe në një proces fiktiv zgjedhor monist ky nuk arriti dhe i vetëm të gjente Kryetar Bashkish të pastër, i ka të gjithë me rekorde kriminale.

SHKARKO APP