Braimllari: Kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari: Nuk ka ndërkombëtar që kërkon që Shqipëria të kthehet përsëri në monizëm
Kriza politike dhe keqqeverisja në vend mund të zgjidhet vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, thotë në një intervistë për “Koha Jonë” se çdo vijim i kësaj qeverisje vetëm sa e bënë më të rëndë situatën politike, sociale dhe ekonomike në vend. Braimllari shprehet se zgjedhjet normale janë e vetmja mundësi reale për të marrë dhe statusin e vendit kandidat.
Pas votimeve një partiake të 30 qershorit kriza politike është përkeqësuar më shumë se më parë. Cila do të jetë strategjia e opozitës dhe LSI në shtator kundër qeverisë “Rama”?
Të gjithë janë të qartë që më 30 qershor nuk pati zgjedhje, por votime partiake moniste të rilindjes. Ku 85 për qind e qytetarëve refuzuar këtë farsë të Edi Ramës. Kryetarët imagjinarë të rilindjes dhe këshillat bashkiak imagjinar nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve sepse ato janë karikatura të rilindjes, të cilat nuk përfaqësojnë alternative qeverisëse për më tepër kanë dalë nga një proces fars dhe monist. Si mundet bashkitë të drejtohen me kryetarë të dalë nga një proces fars me një pjesëmarrje prej 6 për qind. Ky model i Edi Ramës tregon dhe njëherë atë çka ne kemi thënë prej kohës që politik e tij është e bazuar tek paligjshmëria, krimi i organizuar dhe oligarkia. Këtë tregoi dhe me votimet moniste të 30 qershorit. Rasti i Shkodrës, ku Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge apo dhe raste të tjera që do bëhen publik ditën ne vazhdojmë tregon qartë që kemi të bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm dhe të inkriminuar, sepse Valdrin Pjetri nuk është vetëm kryetari i bashkisë i zgjedhur nga Edi Rama, por është sekretari politik i qarkut të Shkodrës për rilindjen.
Qeveria “Rama” ka marrë kontroll të plotë mbi Kuvendin, pushtetin vendor dhe çdo institucion tjetër, si asnjë qeveri tjetër më parë në këto vite pluralizëm. Derisa kryeministri nuk e sheh si opsion zgjidhjen e krizës me zgjedhje të parakohshme dhe nuk njeh dekretet e presidentit, si do t’a detyrojë opozita të tërhiqet?
Vendi është në krizë të thellë jo vetëm politike, por ekonomike dhe sociale. Edi Rama kontroll çdo pushteti dhe çdo institucioni në kundërshtim me kushtetutën. E vetmja rrugë për të çliruar vendin dhe për të vazhduar me proceset integrues për çeljen e negociatave janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të ligjshme tani, me dekret Presidenti më datë 13 tetor. 13 tetori është një mundësi e mirë për të vendosur një standard, i cili krijon kushte për marrjen e një vendimi pozitivë më 18 tetor për çeljen e negociatave. Në rast të kundër, ka vetëm një fajtor dhe ky është Edi Rama, i cili ka shkatërruar dhe uzurpuar çdo institucion në vend.
Një nga denoncimet kryesore të opozitës është manipulimi i zgjedhjeve në Dibër, ose siç njihet Dosja 184. Prokuroria e Krimeve të Rënda praktikisht i ka mbyllur hetimet duke e dërguar dosjen në Dibër. Bashkë me hetimet prokuroria ka rrëzuar dhe akuzat tuaj ndaj qeverisë. Mendoni se është paaftësi prokurorisë apo ndërhyrje e qeverisë?
Skandali i prokuroria me dosjen 184 tregon qartë që Prokuroria është e gjitha në shërbim të Edi Ramës. Të delegosh çështjen në prokurorinë e Dibrës, ku të gjithë e dinë shumë mirë që ajo dosje prek gjithë kupolën e Partisë Socialiste, tregomë qartë që Edi Rama ka mbërthyer prokurorinë dhe gjithë sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi ka rënë sepse është kapur totalisht nga Edi Rama dhe nuk kemi një sistem të pavarur drejtësia, por një sistem të kapur nga Edi Rama, i cili po përdor çdo prokuror të mundshëm për të shpëtuar vetëm dhe bashkëpunohet e tij.
Në këtë krizë, roli i ndërkombëtarëve që ka mbështetur qeverinë “Rama” ka krijuar paqartësi në opinion. Nga kontaktet që ka opozita me faktorin ndërkombëtarë, a pritet ndryshim i qëndrimit të tyre, sidomos pas asaj që ndodhi më 30 qershor dhe mënyrës sesi po sillet qeveria me pushtetin vendor?
Sot të gjithë duhet të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë sepse bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe mendoj se nuk ka ndërkombëtar që kërkon që Shqipëria të kthehet përsëri në monizëm. Sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe qeveria e Ramës e ka lënë me qëllim vendin pa këtë gjykatë, pasi në këtë mënyrë ai thellon më tej paligjshmërinë. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, që nuk ka gjykatë që vendos mbi vendimet e qeverisë apo dhe të institucioneve të tjera. Kemi një qeveri e cila po kalon koncensione pa fund në kundërshtime me ligjin në kurriz të qytetarëve të këtij vendi.
Vidhet hapur tek unaza e re duke falsifikuar dhe dokumentar dhe nuk ka asnjë hetim nga prokurori. Pandëshkueshmëria e njerëzve të qeverisë së Edi Ramës dhe e ministrave të tij të përfshirë në korrupsion është në nivel të larta. Mbajtja e votime moniste pa dekret presidenti i kthen këshillat bashkiak në komitete ekzekutive dhe në këto kushte ka rënë shteti i së drejtës. Patjetër që ndërhyrje do ketë sepse unë mendoj që ka ende përfaqësues të ndershëm të cilët punojnë për instalimin e demokracisë dhe jo inkurajimin e sistemit monist të Ramës.
Mili Xhani