Braimllari: LSI është partia e betejave për Shqipërinë
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka uruar gjithë anëtarët e kësaj force politike për 15-vjetorin e themelimit. Në një mesazh urimi në rrjetet sociale, Braimllari sjellë në vëmendje gjithë rrugëtimin e kësaj force politike.
Mesazhi i Braimllarit në Facebook:
Gezuar 15 vjetorin e themelimit te Levizjes Socialiste per Integrim!
Gezuar te gjithe themeluesve te LSI, anetare, te rinj dhe te reja qe kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribuojne qe prej themelimit te partise!
6 Shtator 2004 u themelua partia e shpreses, e te rinjve dhe te rejave, partia e sfides per nje Shqipëri Europiane.
LSI qe prej themelimit solli nje risi ne politiken shqiptare, duke u investuar maksimalisht tek të rinjtë, duke u kthyer ne partine e fjales se mbajtur dhe ne partine e mbrojtjes se interesave qytetare.
LSI në këto 15 vite ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm ne proceset integruese te vendit dhe ne zhvillimin e Demokracisë.
LSI ka punuar dhe vazhdon te punojë per stabilitetin politik ne vend, per perparimin e Shqiperise ne rrugen Europiane.
LSI ka kontribuar ne zgjidhjen e krizave politike ne vend duke u fokusuar tek interesi qytetar dhe ai Kombetar.
LSI eshte partia e betejave per Shqiperine, LSI theu tabute e klases se vjeter politike duke u perfaqesuar ne menyre dinjitoze me te rinj dhe te reja ne Parlament dhe Keshilla Bashkiake.
Vlerat e larta qytetare, solidariteti, gjithëperfshirja, energjia pozitive, hapesira per tu perfaqesuar kane karakterizuar dhe vazhdojne te jene pjese e pandare e LSI.
Sot çdo LSI-ist ndihet krenar se partia e tij eshte partia e shqiptareve, e njerëzve te thjeshte dhe e mbrojtjes se interesit qytetar.
KOHA JONË SONDAZH

