Braimllari: Rama e ktheu vendin nga një garantues sigurie, në eksportues destabiliteti

Në një intervistë për gazetën ”Standard”, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinë nga një kontributor stabiliteti dhe paqe me aleatët e fqinjët tanë, në një Shqipëri eksportuese destabiliteti dhe paqëndrueshmërie në politikën e jashtme. ”Ne kemi diskutuar gjatë në komsione për çdo ligj që ka të bëjë me Sigurinë Kombëtare. Por nuk ka ligj që zbatohet me Edi Ramën kryeministër, sepse ka fakte konkrete që ky kryeministër është i përfshirë në trafiqe”,-thotë Braimllari.

Komisioni i Sigurisë, si ndjekës i zbatimit të ligjeve dhe mbarëvajtjes së punës së ministrave, për ju si anëtar i saj, sa efektiv ështe së fundmi ky komision?

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është komisioni më i rëndësishëm parlamentar, mbi të gjitha për faktin se siguria kombëtare është me rëndësi të veçantë prë vendin në radhë të parë e më gjerë edhe për Rajonin. Parimi është ky, që çdo parlamentar duhet të bëjë detyrën e tij për të cilën qytetarët e kanë zgjedhur e në rastin konkret ka të bëjë me sigurinë publike apo sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Është e qartë që gjatë kësaj maxhorance Shqipëria është kthyher në lajmin kryesor në Europë, duke cënuar rëndë Sigurinë Kombëtare, për më tepër, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë ka për detyrë garantimin e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon. Është bërë evident rasti i radarëve të cilët fiken me urdhër politik për të lejuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe kjo si rezultat i investigimit dhe përgjimeve të antimafias italiane. Nga këto përgjime vërtetohet se qendrat e radarëve drejtohen nga trafikantët e lëndëve narkotike, gjë që përbën cenim serioz të Sigurisë Kombëtare.

Shqipëria, e ripërsëris, si vend anëtar i NATO-s si kusht kryesor nga agjenzitë ligjzbatuese të organizatave partnere, ka forcimin kufijve. Përsa i përket sigurisë nëpër porte, prapë lënë për të dëshiruar, sepse porti kryesor i Shqipërisë është kthyer në pikëkalimin e drogërave të forta. Rastet e shumta të kalimit të kufirit të emigrantëve të paligjshëm nga Siria, Pakistani dhe vendet e tjera të lindjes, që duke shfrytëzuar sigurinë shumë të dobët të kufinjve të shtetit tonë, duke depërtuar drejt Bashkimit Europian dhe po cënojne sigurinë e tyre kombëtare. Ndaj këtij kryeministri i është tërhequr veshi në çdo kancelari europiane. Ky kryeministër e ka kthyer Shqipërinë nga një kontributor stabiliteti dhe paqe me aleatët e fqinjët tanë, në një Shqipëri eksportuese destabiliteti dhe paqëndrueshmërie në politikën e jashtme.

Kryeministri të japë përgjigje se cilat janë shifrat reale të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin shqiptar çdo ditë? Shqiptarët dhe Evropa këtë duan të dinë. Këto çështje janë shumë të rëndësishme përsa i përket vendit. Por kjo qeveri e lidhur me krimin nuk e ka në axhendë forcimin e kufijve pasi i duhet të krijojnë kaos në vend me qëllim që të favorizojnë trafikantët.

Le të ndalemi tek pika e parë, zbatimi i ligjit në vend, a keni diskutuar ju në komisione të posaçme, raste të moszbatimit të ligjit, apo ligje të miratuara në Kuvend, që nuk kanë as bazën kushtetuese (shumicën e votave)?

Ne kemi diskutuar gjatë në komsione për çdo ligj që ka të bëjë me Sigurinë Kombëtare. Por nuk ka ligj që zbatohet me Edi Ramën kryeministër, sepse ka fakte konkrete që ky kryeministër është i përfshirë në trafiqe. Si mund të ketë zbatim të ligjit ku ky kryeministër kriminalizoi vendin dhe Policinë e Shtetit. Janë tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kërkim, për përfshirje në organizata të trafikimit të lëndëve narkotike. Ishin këto drejtues policie që dekonspironin me urdhër të këtij kryeministri aksioner, kundër trafikimit të lëndëve narkotike të agjensive ligjzbatuese në vend, që nuk vareshin nga kryeministri. Kryeministri i vendit shkel hapur ligjin dhe nuk mban përgjegjësi, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë fushatë për Rilindjen pra është shkelje e hapur e ligjit dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Së fundmi, ministra e ish-ministra akuzohen për vepra të rënda penale, çfarë duhet të bëjë Komisioni i Sigurisë në raste të tilla (për më tepër, që bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, përgjegjësi kryesor për rendin dhe sigurinë në vend).

Nuk përbën më lajm për këtë kryeministër që ministrat e tij janë të lidhur me krimin e organizuar, sepse ideatori dhe frymëzuesi i krimit të organizuar është vetë kryeminstri. Çdo ministër i tij zbaton porosit e këtij kryeminsitri dhe është ky që duhet të mbajë përgjegjësi kryesore sepse kanabizimi i vendit është projekt politik i këtij kryeministri,ministrat e tij janë thjeshtë zbatues të këtij projekti.

A rrezikohet rendi dhe siguria në vend, nëse Shqipëria bëhet vend pritës i ish-luftëtarëve të ISIS apo kampesh refugjatësh?

Kjo gjë është lajthitje e kryeministrit, pasi nuk i merr ai vendimet për këtë çështje, por janë institicionet ligjzbatuese dhe Parlamenti. Çdo vendim për këtë çështje duhet marrë në bashkëpunim me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Na ndajnë pak ditë nga përgjigja e vendeve anëtare të BE-së për çeljen ose jo të negociatave. Duke patur parasysh situatën në vend, për të cilën flisni edhe ju si opozitë, si e mendoni përgjigjen?

Të gjitha energjitë e opozitës, por dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej themelimit të saj janë fokusuar te proceset integruese të vendit. Ne shpresojmë në një përgjigje pozitive sepse përgjigja nuk ka të bëjë me politikën por ka të bëjë me qytetarët e Shqipërisë të cilët ëndrrën e tyre kanë Europën. Por duhet të jemi të qartë që kemi te bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm, që nuk e kërkon Integrimin Europian të vendit sepse nëse do ketë avancim në këtë proces, do ketë më shumë monitorim për kryeministrin dhe qeverinë.

Ky kryeministër nuk ka treguar vullnet pozitiv për të avancuar në këtë proces, sepse nëse ky kryeministër do ishte pro këtij procesi, Shqipëria nuk do ishte lajmi kryesor në Europë për trafikun e lëndëve narkotike, nuk do ishte rrugë kalimi për trafikun e dorgërave të forta. Do prodhonte më shume stabilitet brenda vendit por dhe për rajonin. Në Shqipëri në këtë kohë ka ndodhur e kundërta sepse kemi një kryeministër dhe një qeveri që drejton trafikun dhe është totalisht e përfshirë me krimin e organizuar.

SHKARKO APP