Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:02 Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar Franca është përfshirë nga një valë protestash, me përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar, sipas raportimeve. Materiali nuk jep detaje të tjera mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Braimllari: Rama ka vrarë demokracinë vendore, i ktheu këshillat bashkiakë në komitete ekzekutivë

Politikë E hënë, 5 Gusht 2019 14:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari foli në studion e Report tv për 13 tetorin e cila për LSI është datë zyrtare zgjedhjesh në zbatim të dekretit të presidentit.

Braimllari tha se kërkesa e tij është dorëzuar vetëm në emër të LSI ndërkohë që refuzoi të fliste për qëndrimin  e PD, e cila deri më tani nuk është regjistruar në këto zgjedhje.

Braimllari tha se 13 tetori është datë zgjedhjesh pasi LSI ruan identitetin e saj si një forcë politike e konsoliduar.

“Kjo kërkesë është dorëzuar pas shkresës së të premtes. Kërkesa jonë është bërë në emër të LSI. Zgjedhjet janë të vendosura me dekretin e presidentit. Ai është i zbatueshëm për të gjithë.

Kërkesa jonë është brenda afateve. Katër drejtuesit politikë do mbajnë përgjegjësi penale. Ne kemi vepruar në zbatim të ligji, në respektim të kushtetutës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ka një rakordim. Tre partitë që dërguan kërkesën të premten kanë vepruar në kuadër të frymës opozitare. Edhe PD njeh 13 tetorin si datën zgjedhjesh. Kërkesa është çështje teknike. Fronti opozitar është i bashkuar. Kjo është një vendimmarrje e LSI por e rakorduar me opozitën e bashkuar. Por unë nuk mund të flas pë hapat e radhës së PD-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo ccka është e qartë për shqiptarët është se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Të gjithë këshillat bashkiakë kanë 90% mazhorancë në përbërjen e tyre. Edi Rama ka vrarë demokracinë vendore. Edi Rama i ktheu këshillat bashkiakë në komitete ekzekutivë. Rama po shkatërron demokracinë e funksionimit në këtë vend. Edi Rama si moto të tij ka dhunën dhe uzurpimin.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Nuk mundet që kryetarët e bashkisë që përfaqësojnë një komunitet të fusin në luftë qytetarët me njëri tjetrin. Rama na paska dërguar shtatë letra ku i thotë Bashës hajde. Ditën e parë kur Rama i dërgon shkresës publike opozitës në KQZ votohet kundër përfaqësimit të opozitës. Nuk dialogohet kështu. 85% nuk pranuan të marrin pjesë në këtë farsë.

Rama thotë se u përça opozita, por ju siguroj se LSI ruan identitetin e saj. LSI ka dhënë kontribut dhe është një forcë politike e konsoliduar. Kjo nuk do të thotë se jemi të ndarë nga PD. Ne jemi bashkë sepse nga bashkon Edi Rama. Nëse ne kemi mendime të tjera, kjo është gjë tjetër. 13 tetori është ditë zgjedhjesh. Këtë e ka shprehur qartë edhe PD”, tha Braimllari.

Pjesë nga intervista

Do të flasim për zhvillimet më të fundit që vijnë nga aleatët opozitarë lidhur me letrën më të fundit të dërguar sot KQZ-s lidhur me një kërkesë për regjistrimin në zgjedhjet e 13 tetorit. Keni qenë ju pra kampi i LSI, ka qenë PR-ja dhe PA më herët. Ju keni dorëzuar këtë kërkesë, çfarë ka ndodhur?

Në fakt kjo kërkesë është dërguar pasi ditën e premte KQZ-së i është dërguar zyrtarisht një shkresë ku i është kërkuar që të nisë procedurat e 13 tetorit sepse tani zgjedhjet në vend janë të vendosura me dekret të presidentit për datën 13 tetor. Ishte absurde komunikimi me 4 anëtarët e rilindjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që për fatin e keq është kthyer në Komisionin Qendror të Manipulimit dhe të vjedhjeve ku të katërt anëtarët refuzuan që të merrnin pjesë në mbledhjen e thirrur nga kryetari i KQZ, zoti Zguri, për të marrë në shqyrtim këtë shkresë apo kërkesë të këtyre partive të opozitës. Në kuadër të kësaj ne sot kemi vendosur që të dërgojmë në KQZ kërkesën për regjistrimin e Lëvizjes Socialistë për Integrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 13 tetorit sepse tani më zgjedhjet e 13 tetorit janë zgjedhje për pushtetin lokal të vendosura me dekretet të Presidentit të Republikës dhe janë të zbatueshme për të gjithë. Nuk ka KQZ politike, nuk ka kamikazë politikë, të cilët flasin apo hamendësojnë mbi dekretin e Presidentit. Dekreti i Presidentit është i zbatueshëm për të gjithë dhe KQZ-ja e ka detyrimin ligjor të vazhdojë me procedurat e zgjedhjeve të 13 tetorit. Më 30 qershor nuk pati proces zgjedhor. Nuk kishte dekret të Presidentit të Republikës për zgjedhje atë ditë, sepse u shfuqizua dekreti dhe u vendos 13 Tetori. Më 30 Qershor pati votime partiake të rilindjes dhe 85% e qytetarëve refuzuan këto votime. Ne kemi vepruar në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sepse zgjedhjet janë më 13 tetor dhe këto janë me dekret të Presidentit të Republikës dhe janë të zbatueshëm për të gjithë. Ajo çka është e qartë tani për shqiptarët është se më 30 Qershor nuk kishte zgjedhje, nuk kishte alternativë, ishte ditë votimesh e PS-së dhe u votua për strukturat e Partisë Socialiste. Më pas të gjithë Këshillat Bashkiak që u votuan, pra jo në zgjedhje, por në votimet e brendshme  të rilindjes, kanë 90% mazhorancë në Këshilla Bashkiak, janë kthyer si komitet ekzekutiv. Edi Rama thone që në protesta të mos ushtrohej dhunë ndaj institucioneve, kur në fakt janë këta njerëz që me çekiç dhe trapan në dorë po thyejnë dyert e bashkive duke i uzurpuar dhe duke i dhunuar institucionet e bashkisë. Shikoni çfarë ndodh në Përrenjas, me çekiç dhe trapan në dorë thyejnë dyert e Bashkisë, po kështu në Devoll, po kështu në pjesën më të madhe të Bashkive të vendit sepse kërkon të çojë në Bashki një kryetar ilegjitim, i cili pretendon se është zgjedhur Kryetar Bashkie me 6% të pjesëmarrësve ne votime.

Etiketat e lidhura

Endrit BraimllariLSIPDzgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 28 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 40 minutash

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 1 ore

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 2 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 12 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 16 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 15 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.