Edi Rama zgjedh të mbajë mandatin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të mbajë mandatin si deputet në qarkun e Durrësit. Pas dy mandatesh deputet i Vlorës, kreu i qeverisë ka zgjedhur të jetë përfaqësuesi i Durrësit në Kuvendin e ardhshëm.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Edi Rama e vendosi emrin si në listën e qarkut të Vlorës dhe në atë të Durrësit, ku tek të dyja doli deputet, por këtë herë la Vlorën për Durrësin.

Teuta Ramaj është deputetja e cila do të marrë mandatin në qytetin e Vlorës, pasi ishte renditur e 9 në listën e kandidatëve në këtë qark.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me vendimin që la mandatin e Vlorës për atë të Durrësit, vetë kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale theksoi se Vlora është dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes të tjerash ai qartësoi se Durrësi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt vendin.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt! Shqipërinë2030”, tha kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?